Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: SHKOVA DHE NUK TË PASHË…

 

Shkova nga udhë e kroit dhe nuk të pashë…

Pas çdo kthese – kujtese, myshk i përhimtë.

S’gjeta as të çarën midis vuajtjes sê gjatē.

Dihet që askush s’të harron gabimisht…

 

Do kalojë edhe kjo; Gjyshja ime thoshte,

Dhe ngrinte e palëvizur si celuloid.

Fytyra që zbehej, tretej, përmallohej,

Dëborē e bardhë përmbi Trebeshinë.

 

Vetmitar do pres nga shira të ngrohtë maji…

Vizatime të çuditshme tej në horizont.

Ndoshta rishfaqet në fytyrë të mallit,

Dihet gabimisht askush nuk të harron …

 

Shkova dhe nuk të pashë…

Please follow and like us: