Albspirit

Media/News/Publishing

Geron Kamberi: SI LINDËN KËNGET E KRISHTLINDJEVE?

SI LINDËN KËNGET E KRISHTLINDJEVE: KËNGA E MIRËNJOHUR 200-VJECARE “ NATË E HESHTUR, NATË E SHENJTË” ( STILLE NACHT, HEILIGE NACHT) QË U BË E FAMSHME NË TË GJITHË BOTËN
Në këtë prag Krishtlindje , përmes një historiku të përgatitur për këngën e mirënjohur të kësaj nate “ Natë e Heshtur, Natë e Shenjtë”(Stille Nacht, Heilige Nacht) dua tu uroj GËZUAR KRISHTLINDJET ! MBARËSI PËR TË GJITHË
SI U KRIJUA KËNGA E FAMSHME E KRISHTLINDJEVE “ NATË E QETË” ( STILLE NACHT, HEILIGE NACHT)
Kënga e famshme e Krishtlindjeve “Natë e Heshtur, Natë e Shenjtë” (gjermanisht: “Stille Nacht, Heilige Nacht”, anglisht (Silent Night, Holy Night) është kompozuar më 23 Dhjetor 1818 nga mësuesi dhe organisti i kishës së Shën Nikollës (Nikolaus-Kirche), Franz Xaver Gruber (25.11.1787- 07.06.1863) në qytetin e vogël të Obendorfit që ndodhet afër 17 km larg Salzburgut të Austrisë. Teksti i kësaj kënge tashmë shumë të njohur në të gjithë botën u hartua nga Joseph Mohr (11.12.1792-04.12.1848) që ishte famullitari i ri i kishëzës së vogël të Obendorfit. Që prej më shumë se 200 vjetësh kjo këngë është bërë himni i festës së Krishtlindjeve dhe këndohet nga koret e katedraleve dhe kishave katolike në të gjithë botën. Fama dhe jehona e saj bëri që në vitin 2011, të shpallet Pasuri Botërore e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nga ana e UNESCO-s. Kjo këngë është regjistruar nga shumë këngëtarë dhe në shumë zhanre muzikore ndërkohë që një version i kësaj kënge i kënduar në vitin 1935 nga këngëtari dhe aktori i njohur amerikan i shek XX Harry Lillis “Bing” Crosby Jr (03.05.1903-14.10.1977) u arrit të shitej në 10 milionë kopje. Kënga e famshme e Krishtlindjeve “Natë e Qetë, Natë e Shenjtë” (gjermanisht: “Stille Nacht, Heilige Nacht”, anglisht Silent Night, Holy Night“) Stille Nacht” u interpretua për herë të parë në prag të Krishtlindjes më 24 Dhjetor 1818 në kishën e së Shën Nikollës që i përkiste në atë kohë famullisë në Oberndorf, një fshat që ndodhej rreth 17 km larg qytetit të njohur të Salzburgut të Austrisë përgjatë lumit Salzach, që i kanë dhënë emrin vetë qytetit të Salzburgut (Qyteti i Salzach). Në këtë fshat të vogël të ish-perandorisë Austro-Hungareze të asaj kohe kishte ardhur në vitin 1817 me detyrën e tij si prift i famullisë së Obendorfit, një prift i ri katolik që quhej At Joseph Mohr (11.12.1792-04.12.1848), Pas Luftërave Napoleonike (18.05.1803-20.11.1815), në vitin 1816, gjatë kohës që punonte si ndihmës prift në Mariapfarr, vendlindja e babait të tij në rajonin e Salzburgut Lungau, At Joseph Mohr (11.12.1792-04.12.1848), kishte shkruar një poemë me titull “Stille Nacht”(Natë e Qetë). Gjatë vitit 1818 përmbytjet e lumit Salzach e kishin dëmtuar organon e Kishës së Shën Nikollës në fshatin e Obendorfit. Për këtë arsye ai i kërkoi mësuesit dhe organistit Franz Xaver Gruber (25.11.1787- 07.06.1863) që ndodhej në Arnsdorf, një fshat afër Obendorfit që ti bënte një kompozim për tekstin e poemës që kishte shkruar në prag të Krishtlindjeve të vitit 1818. Franz Xaver Gruber (25.11.1787- 07.06.1863) e mori tekstin dhe bëri një kompozim por duke e kompozuar e kënduar fillimisht këngën me kitarë pasi organoja e kishës ishte dëmtuar nga përmbytjet e furishme të lumit .Kënga e këndua për herë të parë nën shoqërimin e tingujve të kitarës më 24 Dhjetor 1818 në ambientet e Kishës së Shën Nikollës së Obendorfit. Më pas kisha u shkatërua plotësisht nga përmbytjet e lumit Salzach dhe në vend u ngrit një kishëz (kapelë) që u quajt Kishëza e Natës së Heshtur( Kirche den Stille Nacht) e cila qëndron aty në përkujtim të një këngë krishtlindje të kompozuar në një kishë të vogël fshati, por që më pas u përhap në të gjithë botën. Më pas Karl Mauracher , një ndërtues organosh që shërbente si instrumentist në Kishën e Shën Nikollës në Oberndorf, u dashurua shumë me melodinë e kësaj kënge dhe më pas këtë kompozim e përcolli tek familjet e dy këngëtare populllorë shëtitës sic ishin, Strassers dhe Rainers, të cilët e përfshinë tekstin e melodinë e kësaj kënge në të gjitha shfaqjet e tyre. Rainers e këndoi këtë këngë gjatë Krishtlindjeve të vitit 1819 ndërkohë që e shfaqën atë gjatë një audience që përfshinte Perandorin Austro-Hungarez Franz Joseph II (12.02.1768-02.03.1835) të Austrisë dhe Perandorin rus Aleksandrin I të Rusisë (23.12.1777-01.12.1825), si edhe e kënduan atë për herë të parë në vitin 1839 në qytetin e New Yorkut të SHBA. Nga vitet 1840, kënga u bë e njohur në Saksoninë e Ulët dhe mendohej se ishte e preferuara e Perandorit Frederick William IV (15.10.1795-02.01.1861) të Prusisë. Gjatë kësaj periudhe, melodia ndryshoi pak për shndërruar në versioni që luhet zakonisht sot.Me kalimin e viteve, për shkak se dorëshkrimi origjinal kishte humbur, emri i Mohr u harrua dhe megjithëse Gruber dihej se ishte kompozitori, shumë njerëz mendonin se melodia ishte kompozuar nga një kompozitor i famshëm dhe shpesh lidhej me emrat e Joseph Haydn-it (31.03.1732-31.05.1809), Volfgang Mozart-it (27.01.1756-05.12.1791) ose Ludvig Van Beethoven-it (14.12.1770-26.03.1827).
FRANC GRUBER & JOSEPH MOHR: DY NJERËZ TË ZAKONSHËM NË NJË FSHAT TË AUSTRISË QË U BËNË TË FAMSHËM ME NJË KËNGË
Franc Gruber ishte biri i endësve të lirit Josef dhe Maria Gruber. që jetonin në fshatin Hochburg-Ach, të Austrisë së Epërme. Ai mori disa mësime muzike, nga mësuesi i shkollës Hochburger, Andreas Peterlechner ndërkohë që punoi si endës deri në moshën 18 vjeçare për t’u shkolluar më pas duke bërë në vitin 1807 mësues në shkollën fillore të Arnsdorfit. Ai përfundoi arsimin e tij muzikor duke studiuar me organistin kishtar të Burghausen, Georg Hartdobler. Si rrjedhojë ai u bë kujdestar dhe organist i kishës të famullisë së Arnsdorfit. Në vitin 1829 Gruber u zhvendos në Berndorf dhe në vitet e mëvonshme në Hallein, Salzburg, ku u emërua drejtor kori, këngëtar dhe organist.Në vitin 1816 ai mori përgjegjësitë shtesë të organistit dhe drejtuesit të korit në Kishën e Shën Nikollës në fshatin fqinj Oberndorf bei Salzburg.Së bashku me Joseph Mohr, një prift katolik që shkroi tekstet, Gruber kompozoi muzikën për këngën e Krishtlindjes “Nata e heshtur”. Josephus Franciscus Mohr, i shkruar nganjëherë Josef (11.12. 1792 – 04.12. 1848) ishte një prift dhe shkrimtar katolik austriak, John Nepomuk Hiernle, famullitar dhe udhëheqës i muzikës në Katedralen e Salzburgut, i mundësoi Mohr-it të arsimohej dhe e inkurajoi atë në fushën e muzikës. Mohr do të shërbente njëkohësisht si këngëtar dhe violinist në koret e Kishës së Universitetit të Salzburgut dhe në kishën e manastirit benediktine të Shën Pjetrit. Nga viti 1808 deri në 1810, Mohr studioi në manastirin benediktin të Kremsmünster në provincën e Austrisë së Epërme dhe më pas u kthye në Salzburg për të ndjekur shkollën e Liceut dhe në 1811 hyri në seminar. Në vjeshtën e vitit 1815, Mohr iu kërkua të shërbente përkohësisht si prift në fshatin Ramsau afër Berchtesgaden ndërsa më pas shërbeu si ndihmës prift në Mariapfarr (1815–1817) ku shkroi poezinë “Nata e Heshtur”. Shëndeti i dobët e detyroi atë të kthehej në Salzburg në verën e vitit 1817 ku pas një rikuperimi të shkurtër ai filloi të shërbente si ndihmës prift në kishën e Shën Nikollës (Nikolaus Kirsche) në Oberndorf, ku u njoh me Franz Gruber, mësues shkolle në Arnsdorfin fqinj.Në një prag të ftohtë Krishtlindjesh të vitit 1818, Mohr bëri tre kilometra nga shtëpia e tij në Oberndorf bei Salzburg për të vizituar mikun e tij Franz Xaver Gruber në qytetin fqinj të Arnsdorf bei Laufen. Mohr solli me vete një poezi që e kishte shkruar rreth dy vjet më parë. Ai kishte nevojë për një këngë për meshën e mesnatës së Krishtlindjes, e cila ishte vetëm disa orë larg, dhe shpresonte se shoku i tij, një mësues shkolle, i cili gjithashtu shërbeu si mjeshtër i korit dhe organist i kishës, mund të bënte një muzike për poezinë e tij. Gruber kompozoi melodinë për “Stille Nacht” të Mohr në vetëm pak orë. Kënga u këndua në Meshën e Mesnatës në një kompozim të thjeshtë për kitarë dhe kor. Shpjegimi më i thjeshtë dhe më i mundshëm ka qenë se Mohr thjesht donte një këngë origjinale që ai mund ta luante në instrumentin e tij të preferuar, që ishte kitara. Brenda pak vitesh, kënga “ Natë e Heshtur” (Stille Nachte) u këndua në të gjitha kishat e Arqipeshkëvisë së Salzburgut dhe këngëtarët popullorë shëtitës nga Lugina e Zillerit e shpërndanë këtë këngë në të gjithë Europën .
TEKSTI I PLOTË I KËNGËS “ NATË E HESHTUR, NATË E SHENJTË” ( STILLE NACHT, HEILIGE NACHT) NË GJERMANISHT., ANGLISHT DHE..SHQIP
1)TEKSTI GJERMANISHT
Stille Nacht, heilige Nacht,
Alles schläft; einsam wacht
Nur das traute hochheilige Paar.
Holder Knabe im lockigen Haar,
Schlaf in himmlischer Ruh!
Schlaf in himmlischer Ruh!
Stille Nacht, heilige Nacht,
Hirten erst kundgemacht
Durch der Engel Halleluja,
Tönt es laut von fern und nah:
Christ, der Retter ist da!
Christ, der Retter ist da!
Stille Nacht, heilige Nacht,
Gottes Sohn, o wie lacht
Lieb’ aus deinem göttlichen Mund,
Da uns schlägt die rettende Stund’.
Christ, in deiner Geburt!
Christ, in deiner Geburt!
2)TEKSTI ANGLISHT
Silent night! Holy night!
All is calm, all is bright
Round yon virgin mother and child!
Holy infant, so tender and mild,
Sleep in heavenly peace!
Sleep in heavenly peace!
Silent night! Holy night!
Shepherds quake at the sight!
Glories stream from heaven afar,
Heavenly hosts sing Alleluia!
Christ the Saviour is born!
Christ the Saviour is born!
Silent night! Holy night!
Son of God, love’s pure light
Radiant beams from thy holy face
With the dawn of redeeming grace,
Jesus, Lord, at thy birth!
Jesus, Lord, at thy birth!
TEKSTI SHQIP
Natë e heshtur! Natë e Shenjtë!
Gjithçka është e qetë, gjithçka është e ndritshme
Përreth Virgjëresha dhe fëmija!
Foshnja e shenjtë, aq e butë dhe e butë,
Fle në paqe qiellore!
Fle në paqe qiellore!
Natë e heshtur! Natë e Shenjtë!
Barinjtë dridhen nga pamja!
Lavditë rrjedhin nga parajsa larg,
Përrenj qiellorë këndojnë Aleluia!
Krishti, Shpëtimtari ka lindur!
Krishti, Shpëtimtari ka lindur!
Natë e heshtur! Natë e Shenjtë!
Bir i Perëndisë, drita e pastër e dashurisë
Rrezet rrezatuese nga fytyra jote e shenjte
Me agimin e hirit shëlbues,
Jezus, Zot, në lindjen tënde!
Jezus, Zot, në lindjen tënde
KËNGËT E KRISHTLINDJEVE (CHRISTMAS CAROLS), NJË HISTORI E SHKURTËR
Shpesh emërtimi që lexojmë zakonisht për këngët e Krishtlindjeve është: (Christmas Carols). Origjina e fjalës carol rrjedh nga fjala e vjetër franceze carole, një valle rrethore e shoqëruar nga këngëtarë e cila e ka prejardhjen nga latinishtja choraula. Carols ishin shumë të njohura si këngë vallëzimi nga vitet 1150 deri në vitet 1350, dhe më pas përdorimi i tyre u zgjerua si këngë procesiale që këndoheshin gjatë festivaleve fetare. Më pas Carols (këngët) u shndërruan në këngë festive, përgjithësisht fetare, por jo domosdoshmërisht të lidhur me adhurimin e kishës, dhe ndonjëherë e shoqëruar me një valle ku merrnin pjesë ata që quheshin caroller (or carole- këngëtar) S ot carols përfaqësohen pothuajse ekskluzivisht nga ato që emërtohen si këngët e Krishtlindjeve( Christmas Carols ), këngët e Ardhjes, (Advent Carols) dhe në një masë më të vogël nga këngët e Pashkëve (Easter Carols). Himnet e para të njohura të Krishtlindjeve janë vërejtur që në Romën e shekullit të IV. Himnet latine si Veni redemptor gentium (Shëlbuesi i johebrenjve), të shkruara nga Ambrose, Kryepeshkopi i Milanos, u pasuan Corde natus ex Parentis (E zemrës së Atit të lindur) të shkruara poeti spanjoll Prudentius (v. 413) këndohet edhe sot në disa kisha. Ndërkohë në manastiret e Evropës Veriore gjatë shekujve IX dhe X u paraqitën të ashtuquajturat “sekuenca” ose “proza” të Krishtlindjeve që u zhvilluan nën drejtimin Bernard of Clairvaux. Në shekullin e 12-të, murgu parizien Adam i Shën Viktorit filloi të nxirrte muzikë nga këngët popullore, duke futur diçka më afër këngës tradicionale të Krishtlindjes.Në shekullin e 13-të, në Francë, Gjermani dhe veçanërisht në Itali, nën ndikimin e Françeskut të Asizit u zhvillua një traditë e fortë e këngëve popullore të Krishtlindjeve në gjuhët amtare lokale. Ndërkohë Këngët e Krishtlindjeve në anglisht shfaqen për herë të parë në një vepër të vitit 1426 të John Aëdlay, një kapelan i Kishës së Shropshires, i cili rendit njëzet e pesë “Këngët e Krishtëlindjes”(Chritsmas Carols), që këndoheshin nga grupet e ‘ëassailers’, të cilët shkonin shtëpi më shtëpi. Fillimisht ato ishin këngë që këndoheshin gjatë festimeve si të korrat por vetëm më vonë ato filluan të këndoheshin në kishë si edhe të lidheshin veçanërisht me Krishtlindjet.Shumë këngë të Krishtlindjeve që kanë fituar popullaritet sot u shtypën në Piae Cantiones, një koleksion këngësh latine të mesjetës së vonë, i cili u botua për herë të parë në 1582. Format e hershme latine të këngëve si “Krishti lindi në ditën e Krishtlindjes”, “Burra të krishterë të mirë, Gëzohuni ” dhe “Mbreti i mirë Ëenceslas” mund të gjenden në këtë libër. Ndërkohë kënga e mirënjohur e Krishtlindjeve “Adeste Fideles” (“Ejani të gjithë ju o besnikë”) shfaqet në formën e saj aktuale në mesin e shekullit të 18-të, megjithëse fjalët mund ta kenë origjinën në shekullin e 13-të. Këngët e Krishtlindjeve fituan popullaritet pas Reformimit edhe në vendet me kisha protestante pasi reformatorët e mirënjohur si Martin Luther e inkurajuan përdorimin e tyre deri në adhurim. Kjo ishte pasojë e faktit se reformimi luteran e priti ngrohtësisht muzikën. Muzika e shenjtë këndohej tradicionalisht në latinisht nga klerikët ose kantorët e emëruar të kishës katolike. Pas Reformës protestante, reformatorët synuan t’a kthenin muzikën “për njerëzit”. Për t’i mundësuar njeriut të zakonshëm të këndonte muzikë kishtare, u bënë përpjekje të mëdha për përkthimin e teksteve muzikore nga latinishtja në gjuhët amtare që flisnin njerëzit. Kompozitorë të tillë si kompozitori anglez William Byrd (12.05.1543 – 04.07.1623 ) kompozuan vepra të ngjashme që ata i quajtën carols dhe që u ringjallën më fuqishëm nga shekulli i XIX dhe filluan të shkruheshin dhe përshtateshin nga kompozitorë të shquar.
Please follow and like us: