Albspirit

Media/News/Publishing

Klarisa Cuka merr kurorën e “Miss Buzëqeshja” në “Miss Eco Teen International”

Klarisa Cuka është shpallur Miss Buzëqeshja në “Miss Eco Teen International” që u zhvillua në Egjipt në datën 20 Dhjetor. Eventi ka patur pjesëmarrje të konkurenteve nga e gjithë bota dhe kurorën e ka fituar “Miss Eco Vietnam”. Prej gati 6 vitesh Shqipëria është përfaqësuar nga pjesëmarrëset në Miss Shqipëria. Klarisa mban fashën e “Miss Elegancës” dhe “Miss Eco Teen International Albania”. Në qendër të eventit është mbrojtja e eco sistemit dhe mbrojtja e natyrës. Një nga kostumet e kërkuara në këtë pjesëmarrje ka qenë stilimi me materiale të riciklueshme!

Klarisa Cuka studion në shkollën e mesme ekonomike në Tiranë.

Videoklipi prezantues i Klarisës është vlerësuar ndër 5 më të mirët mes 40 konkurentëve.

Në qendër të videos prezantuese ka qënë promovimi i turizmit shqiptar./revistawho.com

Please follow and like us: