Nicholas Burns, ambasador i ri i SHBA-së në Kinë
Senati amerikan të enjten miratoi emërimin e Nicholas Burns për ambasador të ri të SHBA-së në Kinë.
Senatorët votuan 75-18 në konfirmimin e diplomatit veteran, i cili do të përfaqësojë SHBA-në pasi marrëdhëniet mes dy vendeve janë në pikën më të ulët.
Të dy vendet kanë qenë në mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, përfshirë tregtinë, Tajvanin dhe aktivitetet e ushtrisë kineze në Detin e Kinës Jugore si dhe abuzimet e të drejtave të njeriut në rajonin Xinjiang të Kinës.
Posti i ambasadorit amerikan ka qenë vakant që kur ish-ambasadori Terry Branstad u largua nga Pekini në tetor të vitit 2020 nën ish-presidentin Donald Trump.
Burns u nominua nga presidenti Joe Biden në gusht./VOA
Please follow and like us: