Albspirit

Media/News/Publishing

India bllokon fondet e huaja për organizatën e themeluar nga Nënë Tereza

Qeveria e Indisë ka refuzuar vazhdimin e licencës për organizatën bamirëse të themeluar nga Nënë Tereza, përmes së cilës i mundësohet marrja e fondeve të huaja.

Organizata, Misionarët e Bamirësisë, ka mijëra murgesha që mbikëqyrin projekte sikurse shtëpi për fëmijë të braktisur, shkolla dhe klinika.

Në Ditën e Krishtlindjes, Ministria e Brendshme e Indisë ka bërë të ditur se nuk ia ka vazhduar regjistrimin kësaj organizate për shkak të “të dhënave negative”.

Hindusët e linjës së ashpër e kanë akuzuar tash e një kohë këtë organizatë se është duke përdorur programet e saj për t’i konvertuar njerëzit në fenë e krishterë.

Organizata bamirëse ka hedhur poshtë këto akuza.

Në një deklaratë të publikuar më 27 dhjetor, organizata e ka konfirmuar se aplikacioni nuk i është pranuar dhe se nuk do të ketë aktive llogaritë për fondet e huaja “derisa të zgjidhet kjo çështje”.

Shefja ministrore në Bengalin Perëndimor, Mamata Banerjee ka kritikuar vendimin e Qeverisë për bllokim të llogarive të organizatës prej nga pranon fonde të huaja.

Mirëpo, Qeveria dhe shteti kanë mohuar se llogaritë janë bllokuar.

Organizata bamirëse me bazë në Kalkata është themeluar më 1950 nga Nënë Tereza, murgeshë katolike./Rel

Please follow and like us: