Arbëresh/Shoqata kulturore “Shkëmbi” vlerësohet me çmimin “Galarte”

Shoqata Kulturore “Shkëmbi” në Kozenca vlerësohet me çmimin “Galarte”.
“Shkëmbi” është një shoqatë kulturore dhe kërkimore me qendër në Acquaformosa (Firmoza) në provincën e Kozencës.
Që nga krijimi në vitin 1990, Shoqata ka vendosur si synim ruajtjen e gjuhës, traditave dhe zakoneve jo vetëm të qytetit të Acquaformosa-s, por të të gjitha komuniteteve arbëreshe të Italisë, nëpërmjet kërkimeve historigrafike/antropologjike në fushën e këngës, valles, teatërit dhe letërsisë.
Please follow and like us: