Florim Rullani: Suksesi që po paraqet Qeveria e Kosovës nuk përkon me realitetin
Suksesi që po paraqet Qeveria e Kosovës nuk përkon me realitetin
Qeveria e Republikës së Kosovës nuk po paraqet realitet në raportin e saj që po tenton me shit si sukses qoftë në rrafshin ekonomik, politik, dhe atë diplomatik. Qeveria e Kosovës po paraqet tri të vërteta në punësim, Kryeministri i Kosovës po thotë janë hapur 10.000 vende pune. Ministri i Financave të Republikës së Kosovës z. Hekuran Murati po thotë 22.000 vende pune. Zv. Kryeministri i Republikës së Kosovës po thotë 9.000 vende të punës. Unë besoj që asnjëra nuk është e saktë, apo e vërtetë sepse nuk po shihet apo nuk po preken në realitetin praktik të përditshëm tek qytetari i Republikës së Kosovës. Realiteti është produktet esenciale në Kosovë janë ngrit, ligji i pagave nuk është votu dhe po kanë reduktime të Energjisë Elektrike edhe ata që po paguajn e që janë shumica. Qeveria e Kosovës është pa platformë politike konkrete qoftë në politikën e brendshme dhe të asaj të politikës së jashtme. Kosova ka tregu se bënë ndryshime dhe bëri ndryshime, por nuk ka qenë ky ndryshim që kanë kërkuar. Qytetari i Republikës së Kosovës ka prit, t’i ketë ndryshimet me të cilat ka premtu kjo Qeveri tash e dhjetë vite, që deri tash nuk i ka. Çdo sukses ka adresë (meritë) Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti, por edhe çdo dështim si në Ekonomi, Diplomaci dhe Mirqenie Sociale ka adresë (meritë) po ashtu ka Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti që ka fitu zgjedhjet 50.28%. Nuk ka justifike për rezultate të këqija apo mungesa e rezultateve. Reflektimi i Kryeministrit Kurti është i domosdoshëm në “Riformatimin” e kabinetit të dhe ministrave të tij, të cilët nuk po kanë dhe nuk po japin rezultate që janë të prekshme, konkrete në të mirën e përgjithshme për qytetarin e Kosovës. Nëse mendon me “Propoganda” duke besu se 49% e popullit të Kosovës janë “analfabeta fuknsional” atëherë është gabim shumë i madh dhe ofendim shumë i madh që të qortuan në zgjedhjet lokale me rezultatin që more.