Albspirit

Media/News/Publishing

NJË SHKOLLË ME EMRIN E HEROIT TË PAQES, KLODIAN TANUSHI

  • Dy organizatat kombëtare të veteranëve, kërkesë zyrtare Këshillit Bashkiak të Tiranës

    NJË SHKOLLË ME EMRIN E HEROIT TË PAQES KLODIAN TANUSHI
    Halil RAMA
    Klodiani ishte model qytetarie, ushtarak shembullor, familjar i përkryer. Ndaj, dhjetëra janë vlerësimet e nderimet institucionale, që i janë bërë major Klodian Tanushit, për së gjalli dhe pas vdekjes
    Kemi dëgjuar për monografi që fëmijët ua kanë kushtuar prindërve të tyre të njohur në histori për
    akte patriotike e heriozimi. Kemi lexuar me interes monografi për heronj e dëshmorë të atdheut,
    të shkruara nga autorë të ndryshëm, për vetë misionin e tyre historik të edukimit patriotik të
    brezave. Por me heroin e paqes Kodian Tanushi, ndodh e kundërta. Është babai i tij, Basriu – ish
    ushtarak, autor i veprës monumentale (me 358 faqe) “Klodian Tanushi, Heroi i Paqes”
    Pikërisht vlerat e kësaj vepre janë motivi i propozimit që dy organizatat e veteranëve: Komiteti
    Kombëtar i Org.Veteranëve të LANÇ dhe OBVL i kanë bërë Këshillit Bashkiak të Tiranës për
    emërtimin e shkollës së re te “Fresku” (Lagje 12) me emrin e dëshmorit Klodin Tanushi.
    Është kjo një vepër që përjetëson Heroin që përfaqësoi vlerat më të larta të ushtarakut shqiptar,
    jashtë vendit të tij, në kuadër të NATO-s, që bëri sakrificën sublime, duke dhënë jetën e tij të re
    në krye të detyrës në Letoni, si komandant i Forcave Paqeruajtëse Shqiptare.
    Dy vjet më parë, Kryeministri Edi Rama, solli në vëmendje të opinionit publik kujdesin që u
    tregua nga ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka për dy djemtë e major Klodian Tanushit, rënë
    në krye të detyrës më 10 maj 2019 në Letoni.
    Nëse dy vjet më parë kur shoqëroi për në shkollë dy djemtë e Heroit të Paqes, ditën e parë të
    fillim vitit të ri shkollor 2019-2020 Xhaçka u shpreh se “familja e madhe e Forcave të
    Armatosura i gjendet pranë çdo efektivi të saj, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra për atë çka
    kanë më të shtrenjtë në jetë”, tashmë është koha për ta konkretizuar këtë premtim. Dhe kjo
    arrihet fare mirë qoftë dhe duke mbështetur propozimin e organizatave të veteranëve për ta
    përjetësuar ish-ushtarakun e vijës së parë Klodian Tanushi në shkollën ku do të mësojnë fëmijët
    e tij. Kështu do tía lehtësojnë sadopak dhimbjen prindërve dhe familjes së tij që jetojnë pikërish
    në zonën e Freskut ku po ndërtohet kjo shkollë.
    Në Letoni, memorial për Klodian Tanushin dhe Zarife Hasanajn
    Nësë në kampin e NATO-s në Letoni është vendosur një memorial për Klodian Tanushin dhe
    Zarife Hasanajn, të cilët humbën jetën pas shpërthimit në bazën e NATO-s në Letoni, vendosja e
    emrit të Klodianit shkollës së re që po ndërtohet në zonën ku jeton familja e tij, do të ishte një
    vendim historik i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit. Nëse është mirëpritur nga opinioni publik
    emërtimi i i shkollës së Baldushkut me emrin e Feti Voglit dhe i një kopshti në Paskuqan me
    emrin e Zarife Hasanajt, e enjeta procedurë duhet ndjekur edhe për përjetësimin e emrit të
    Klodian Tanushit.
    Në librin e babait të tij gjen mesazhe vlerësuese të personaliteve ndërkombëtare e vendase që e
    vendosin Klodian në panteonin e vlerave të kombit. Mjafton të perifrazojmë qoftë dhe Ministrin
    e Mbrojtjes të Letonisë Artis Pabriks se “Letonia është shumë mirënjohëse për aleatët tanë nga
    Shqipëria, për kontributin e tyre në praninë e zgjeruar të NATO-s në grupin e betejës”.
    Nëse në ditën kombëtare të dëshmorëve në Letoni, përkujtohen dëshmorët më të rinj të
    Shqipërisë, major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj, s’ka dyshim që në vendlindjen
    e tyre ata duhen pëkujtuar më me madhështi. Ndaj dhe emërtimi i një shkolle me emrin e
    Klodianit do të ishte vendimi i duhur.
    Jeta e Klodianit, Zarifes dhe shumë të tjerëve që shërbyen dhe ranë heroikisht në në misionet
    paqeruajtëse flet për dinjitetin e gjakut që nuk bëhet ujë, për shembullin e krijuar që nga marrja e
    qumështit dhe këshillave të para të nënës e babait në djep, deri në përfshirjen në këtë familje të
    madhe të Forcave të Armatosura, e cila është e përkushtuar për të mbrojtur bashkësinë e madhe
    të njerëzve të këtij vendi dhe të Aleancës. Ata na tregojnë se paqja ka një çmim.
    Dhe siç shkruan Kamber Faruku në parathënien e këtij libri: “Lapidari përkujtimor i djalit
    flokëverdhë dibran,majorit të NATO-s Klodian Tanushi, atje në Letoninë e largët, është një
    simbol i miqësisë mes popujve, që bën krenar jo vetëm familjen e Klodianit, nënë Lumen dhe
    babë Basriun, por çdo shqiptar. Ai lapidar I heroit të NATO-s është në sintoni me trimërinë dhe
    humanizmin shekullor të popullit shqiptar, i cili është ndezur si qiri edhe për lirinë e të tjerëve.
    Mijëra njerëz, në shekuj, do të qëndrojnë të heshtur dhe kuriozë para asaj pllake përkujtimore, si
    në një vend të shenjtë. Do lexojnë aty, do pyesin, do mësojnë dhe do nderojnë këtë luftëtar të
    përjetshëm të paqes”. Madje sipas redaktorit Faruku, ky është filli i kuq, i cili përshkon këtë
    libër, të shkruar me ndjenjë prindërore nga i nderuari dhe i papërkuluri me një karakter burrëror
    Basri Tanushi, shkëlqyer i Republikës së Shqipërisë.
    Kontributi në Misionet Ndërkombëtare të Paqes
    Nuk ishte detyra e parë e Major Klodianit në misione ndërkombëtare paqeruajtëse. Kontributi i
    tij në këtë fushë është i shquar dhe i shtrirë në kohë. Pjesëmarrja e tij në misione ndërkombëtare
    është, si më poshtë:
    Më 16 shtator 2012 deri më 6 mars 2013 ka marrë pjesë në misionin “Althea” në Bosnje-
    Hercegovinë, me detyrë komandant kontingjenti.
    Më 19 qershor 2017 deri më 15 dhjetor 12017 ka marrë pjesë në misionin e NATO në Letoni, me
    detyrë komandant kontingjenti. Klodian Tanushi – Heroi i Paqes 283
    Më 20 dhjetor 2018 deri më 10 maj 2019 ka marrë pjesë në misionin e NATO në Letoni, me
    detyrë komandant kontingjenti dhe përfaqësues i lartë ushtarak.
    Më 6 maj 2019, gjatë një operacioni çminimi, ndodhi një incident i rëndë, ku mbetet e vdekur në
    vend nëntetarja Zarife Hasani dhe u plagos major Klodian Tanushi dhe nëntetar Julian Kapaj,
    nga shpërthimi i një mine. Pas katër ditësh, më 10 maj 2019, ndërron jetë edhe major Klodian
    Tanushi, duke mos iu bërë ballë plagëve të marra, me gjithë kujdesin e veçantë të mjekëve. Më
    15 maj 2019, trupi i tij i pajetë u kthye në atdhe.
    Më 16 maj u bë varrimi i dëshmorit Klodian Tanushi te Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut. Kur
    Klodiani kreu aktiv sublim të rënies në krye të detyrës ushtarake, ishte më pak se 39 vjeç, sepse
    ai kishte lindur më 31.10.1980. Major Klodiani u largua si burrat prej njerëzve të tij të dashur,
    prej miqve dhe shoqërisë, prej Forcave të Armatosura, kur ishte në më të mirën ditë, në më të
    mirën moshë, pikërisht atëherë, kur ai mund t’u jepte akoma më shumë kontribute familjes së tij
    të nderuar, shoqërisë dhe Forcave të Armatosura.
    Dhjetra vlerësime e nderime institucionale për Klodin Tanushin

    Në librin “Heroi i heshtur i paqes”, referuar publicistit dhe shkrimtarit Fatos Daci, autori shkruan
    se “Klodiani ishte model qytetarie, ushtarak shembullor, familjar i përkryer. Ndaj, dhjetëra janë
    vlerësimet e nderimet institucionale, që i janë bërë major Klodian Tanushit, për së gjalli dhe pas
    vdekjes” Kjo sipas tij për faktion se mMajor Klodian Tanushi, pas rënies heroike në krye të
    detyrës, me vendimin nr.786, datë 13.5.2019, të Komisionit të Posaçëm Qendror të Statusit
    “Dëshmor i Atdheut”, u shpall “Dëshmor i Atdheut”.
    Me urdhrin nr.706, datë 31.5.2019, të Ministrit të Mbrojtjes, i jepet “Medalja e Nderit”ndërsa me
    urdhrin nr.554, datë 11.5.2019 të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të armatosura të Republikës
    së Shqipërisë, i jepet Medalja “Luftëtari”.
    Më 10 maj 2021, Presidenti i Republikës, Zoti Ilir Meta, me një ceremoni të posaçme solemne,
    dekoroi me “Dekorata e Artë e Shqiponjës” Dëshmorin, Major Klodian Tanushi (pas
    vdekjes).Kreu i shtetit vlerësoi kështu aktin sublim të Major Tanushi i cili lartësoi Shqipërinë
    dhe Forcat tona të Armatosura, si një anëtare e denjë e NATO-s, për t’u shndërruar, nëpërmjet
    profesionalizmit të tij të lartë dhe trimërisë së rrallë të dëshmuar, në një shembull të përhershëm
    frymëzimi për çdo shqiptar.
    Gjatë karrierës së tij ushtarake qe vlerësuar: -Me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i
    Forcës; -Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm; -Medalje “Shërbimi në
    Mision jashtë vendi”; -Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i
    Mbrojtjes; – Medaljen e “Mbështetjes” nga Komandanti i Komandës Mbështetëse.
    Me vendimin nr.09, datë 23.12.2019, të Këshillit të Qarkut Dibër, Klodian Tanushi është
    shpallur “Qytetar Nderi i Qarkut Dibër”. Këtyre vlerësimeve të rëndësishme iu shtohet dhe një
    vlerësim tjetër me shumë vlerë. Një vit më parë, një vlerësim e nderim të lartë i bëri djaloshit
    trim dibran, major Klodian Tanushit, edhe Këshilli Bashkiak i bashkisë së Dibrës, me kryetar
    z.Sokol Sava. Ky këshill, me vota unanime, me vendimin nr.60, datë 10.4.2020, vendosi që rruga
    nga kryqëzimin i fundit i Bulevardit me rrugën e Pollozhanit, deri te ish Shkolla Bujqësore
    (Karburanti) të emërtohet “Rruga Klodian Tanushi”. Kësisoj, major Klodian Tanushi, “Dëshmor
    i Atdheut”, do të jetë përditë e për çdo kohë në mesin e banorëve të këtij qyteti, në kujtesën dhe
    shpirtin e tyre.
    Major Klodian Tanushi shpalosi trimëri, guxim, përkushtim e profesionalizëm në kryerjen e
    detyrave ushtarake, që i ishin ngarkuar, si dhe dha kontributin e tij të vyer në mbrojtje të vlerave
    të paqes dhe sigurisë, kudo në botë. Ai përfaqësoi e vlerat më të larta të ushtarakut shqiptar,
    jashtë vendit të tij, në kuadër të NATO-s, bëri sakrificën sublime, duke dhënë jetën e tij të re në
    krye të detyrës në Letoni, si komandant i Forcave Paqeruajtëse Shqiptare. Më parë, për gati
    njëzet vjet, major Klodiani kishte dhënë kontributin e tij të çmuar edhe për forcimin e
    modernizmin e Forcave tona të Armatosura, duke komanduar në nivele të ndryshme me shumë
    profesionalizëm dhe përkushtim atdhetar. Major Klodian Tanushi ishte një djalë i ri, që gdhendi
    emrin e tij me shkronja të arta në historinë e Shqipërisë, është dëshmori më i ri nga ushtarakët
    shqiptarë, që ra në krye të detyrës në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në botë. Ishte një djalë i ri,
    me dashuri të madhe për jetën, për profesionin dhe për paqen, kudo në botë.
    Nga libri “Heroi i paqes”
    SI BËRI KARRIERË NË FORCAT E ARMATOSURA MAJOR KLODIAN TANUSHI
    Major Klodian Tanushi lindi me 31 tetor 1980, në qytetin e Peshkopisë të rrethit të Dibrës dhe
    është fëmija i parë i familjes Tanushi. Ai vjen nga një familje atdhetare, e besës dhe e punës. Të
    parët e saj, siç shkruan autori i këtij libri, ishin luftëtarë, deri në gjeneralë, përkrah heroit tonë
    kombëtar “Gjergj Kastriotit Skënderbeut”. Origjina e Klodianit vjen nga fshati Fushë-Muhurr i
    rrethit të Dibrës. Ky fshat, sa i lashtë, aq dhe i bukur, shtrihet buzë Drinit të Zi, i cili i jep atij jo
    vetëm një pamje mahnitëse, por e bën dhe shumë të përshtatshëm e tërheqës për pushues të
    shumtë nga fshati dhe qyteti.
    • Arsimin 8-vjeçare e bëri në shkollën “Demir Gashi”, po në qytetin e Peshkopisë.
    • Në vitin 1999 mbaroi shkollën e mesme në profilin “Motorist-xhenerik”, pranë shkollës së
    mesme “Nazmi Rushiti”.
    • I martuar me tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, përkatësisht 15, 12 dhe 3 vjeç.
    • Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ndoqi studimet pranë Akademisë Ushtarake “Skënderbej” në
    Tiranë.
    Pas përfundimit të studimeve është titulluar Oficer aktiv i Forcave të Armatosura, me urdhër të
    Ministrit të Mbrojtjes Nr. 9628, datë 18 shtator 2003 dhe mori gradën e Nëntogerit. Gjatë
    karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra në funksione të ndryshme si: Komandant toge,
    Komandant kompanie, Shef seksioni, Specialist operacionesh, Komandant kontigjenti në
    misionet ndërkombëtare dhe Përfaqësues i lartë i ushtrisë tonë në bazën e NATO-s në Letoni.
    ARSIMIMI DHE KUALIFIKIME
    • Në vitin 2000- 2003 kryen studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” Tiranë.
    • Në dhjetor të vitit 2002 kryen kursin themelor të menaxhim biznesit në Tiranë.
    • Në nëntor të vitit 2006 përfundon kursin e avancuar të oficerit, pjesa e përgjithshme.
    • Në mars të vitit 2007 përfundon kursin e avancuar të oficerit specialiteti këmbësori.
    • Në tetor të vitit 2007, For your outstanding performance during EXERCISE CCOPERATIVE
    LANCER 2007 in Tirana Albania from the 19th unitil the 30th of Oktober ThisExerciseëasa
    collective endeavour ëith countries from NATO, Partner shipfor Peace Mediterranean Dialogue
    Nations,
    * June 2009, For your support of the National uard Partuership Program Operations during the në
    Jersey and Albania Military traing in Sauk Tirana.
    * Shkurt 2009, Përfundon kursin “General Dynamies Mobile Training Teamm III, me forcat
    special Parashutiste të ushtrisë të SH.B.A. në Shqipëri.
    * Nëntor 2012, PEACE SUPPORT OPERATIONS TRAINING CENTER BOSNIA AND
    HERZEGOVINA International Peace Suport Operations Staf Officers course 2012.
    * Janar 2013, HO EUFOR/ CBTD/ JMA-MICC Croup Butmir, Sarajevo,and is there for
    qualified to instruct. EUFOR MINE AëARENESS TRINING.
    * Korrik 2013, kryen kursin bazë të ndihmës së parë.
    * Dhjetor 2013, kryen kursin themelor të oficerit të shtabit.
    * Qershor 2016, përfundon kursin EOD niveli I parë për asgjësimin e municioneve me eksploziv
    (Shqipëri).
    GRADAT QË KA MARRË
    Në vitin 2003 ka marrë gradën e Nëntogerit.
    Në vitin 2006 ka marrë gradën e Togerit.
    Në vitin 2010 ka marrë gradën e Kapitenit.
    Në vitin 2017 ka marrë gradën e Majorit.
    KARRIERA USHTARAKE DHE EKSPERIENCAT E PUNËS
    * Në vitin 2003 – 2004 ka kryer detyrën e komandantit të togës në kompaninë e tretë të batalionit
    të parë të këmbësorisë në Repartin Ushtarak Nr. 1501 Melgush, Shkodër.
    * Në vitin 2004 – 2006 ka kryer detyrën e komandantit të kompanisë së tretë të batalionit të parë
    të këmbësorisë në Repartin Ushtarak Nr. 1501 Melgush, Shkodër.
    * Në vitin 2006 – 2007, komandant i togës mbështetëse, po në të njëjtin repart në Shkodër.
    * Në vitin 2007 – 2009, komandant i togës së dytë të kompanisë të parë operacionale të Policisë
    Ushtarake, Tirane;
    * Në vitin 2009 – 2010, shef në repartin e stacionuar të prodhimit, Reparti Ushtarak Nr. 4304
    Tiranë.
    * Në vitin 2010 – 2011, shef seksioni zbulimi në Repartin Ushtarak Nr. 4304, Tiranë.
    * Në vitin 2011 – 2012, komandant i grupit të tretë AME,
    Reparti Ushtarak Nr. 4010 Tiranë.
    * Në vitin 2012 – 2014, zëvendëskomandant i grupit të dytë 123 AME, Reparti Ushtarak Nr,
    4010.
    * Në vitin 2014 – 2016, specialist për operacionet në kompaninë EOD, Rep. Usht. Nr. 4040.
    * Në vitin 2016 – 2018, komandant i togës së parë EOD, Rep. Usht. Nr. 4040, Tiranë.
    * Nga dhjetori 2018 deri më 10 maj 2019, komandant i kontigjentit të katërt EOD dhe
    përfaqësues I lartë ushtarak në misionin e NATO-s në Letoni.
Please follow and like us: