Albspirit

Media/News/Publishing

“Oliveri e ka mbushur kupën! Linja personale filoserbe e Komisionerit për Zgjerimin, një shembull diskreditues për diplomacinë e BE-së”

Nga Shaban Murati

 

Një nga fatkeqësitë e mëdha të diplomacisë së BE dhe një nga shkaqet e dobësisë së saj rajonale dhe kontinentale është që disa komisionerë të Komisionit Europian ndjekin jo axhendat e BE, por zbatojnë në prapaskenë interesat e ngushta antikomunitaretë shtetit nga vijnë. Shembulli më tipik diskreditues për diplomacinë e BE është ai i komisionerit të lartë të BE për zgjerimin, Oliver Varhelyi, skandalet diplomatike antieuropiane të të cilit kanë arritur në një pikë kritike, që në gjuhën popullore thuhet se e ka mbushur kupën dhe në gjuhën diplomatike thuhet se duhet të lirojë vendin.

Diplomati hungarez po ndjek një linjë personale filoserbe në masën e habitshme, sepse është rreshtuar me forcat më nacionaliste dhe radikale serbe, që e kanë bërë atë të meritojë nofkën “Komisioneri serb i zgjerimit të BE”. Diplomati hungarez duket e harroi shpejt se sa me vështirësi u pranua me raundin e dytë të dëgjimores me të nga parlamenti evropianpër kandidaturën e tijpër komisioner.

Në atë kohë shumë nuk e kuptuan sinjalin, që njoftonte portali hungarez “hungariaspectrum.org”se zgjedhja e tij shkaktoi “kënaqësinë e madhe të presidentit të Serbisë Vuçiç dhe të liderit të serbëve boshnjakë Dodik”. Kënaqësia zyrtare serbe nuk kishte qenë e rastit. Liderët serbë e dinin paraprakisht se komisioneri Varhelyi do të ishte njeriu i tyre në Komisionin Evropian.

Skandali i tij më i ri diplomatik i përket datës 21 dhjetor 2021, kur portali i Sarajevës “istraga.ba” botoi dokumentin konfidencial të bisedave të Oliver Varhelyit me delegacionin e BE në Sarajevë, pas vizitës së tij dy ditore në Bosnje-Hercegovinë në datat 24-25 nëntor. Kur mbaroi vizitën dhe takimet me udhëheqësin separatist të serbëve boshnjakë, Dodik, komisioneri Varhelyi bëri në publik deklarata patetike në përkrahje të integritetit të shtetit të Bosnje-Hercegovinës dhe për respektimin e marrëveshjes së paqes të Dejtonit.

Zyrtarisht misioni i Varhelyit në Bosnje ishte për bisedime me udhëheqësin e serbëve boshnjakë për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së rëndë politike të krijuar në vend nga kursi dhe aktet separatiste tësë ashtuquajturës “serpska republika”.

Ndërsa për publikun u reklamua ky mision zyrtar paqeje,në realitet komisioneri kishte shkuar për t’i dhënë ca pishtarë zjarri hungarez separatizmit serb. Në takimin konfidencial me delegacionin e BE në Sarajevë Varhelyi dha udhëzime diplomatike krejt të kundërta dhe doli në përkrahje të separatizmit serb, duke e nxjerrë veten si një komisioner special i“serpska republikës” dhe i Serbisë në BE.

Dokumenti konfidencial i publikuar në mediat boshnjake tregon se komisioneriVarhelyi ka bërë një marrëveshje sekrete me udhëheqësin separatist të serbëve të Bosnjës, MiloradDodik, që të organizohej sesioni i Asamblesë Parlamentare të “serpska republikës” për të miratuar rezolutën e masave të heqjes së kompetencave të shtetit të përbashkët mbi entitetin serb. Varhelyi ka rënë dakord me axhendën separatiste serbe dhe vetëm ka kërkuar një moratorium gjashtëmujor lidhur me miratimin nga parlamenti i serbëve të Bosnjës të këtyre hapave separatiste.

Parlamenti i serbëve u mblodh në 10 dhjetor sipas marrëveshjes së Varhelyit me Dodikun dhe miratoi rezolutën për transferimin e kompetencave nga shteti i Bosnje-Hercegovinës te “serpska republika” në fushën e mbrojtjes, sigurisë, taksimit dhe drejtësisë. Me një fjalë komisionieri i BE për zgjerimin ka bërë fshehtas një marrëveshje, që legalizon kursin separatist të serbëve të Bosnjës.

Duke dënuar këtë marrëveshje të fshehtë deputeti i parlamentit të Bosnje-Hercegovinës ZlatanBegiç në 22 dhjetor deklaroi: “Varhelyi është qartazi i përfshirë në aktivitete armiqësore kundër vendit tonë dhe qytetarëve të tij. Ai ka keqpërdorur funksionin që i është besuar. Një keqpërdorim i tillë i postit rrezikon paqen dhe stabilitetin. Unë u bëj thirrje institucioneve të BE të marrin masa kundër këtij personi”.

Befasia dhe pabesia diplomatike e Varhelyitshokoi qarqet diplomatike dhe mediatike në rajon dhe në Europë. Marrëveshja antiboshnjakee tij jo vetëm  është mbështetje dhe nxitje e fshehtë për separatizmin e “serpska republikës” me destinacion prishjen e shtetit të Bosnje-Hercegovinës, por i kundërvihet tinzarisht qendrimit perëndimor, të SHBA, të BE dhe të gjithë diplomacisë perëndimore, që janë shqetësuar dhe angazhuar kaq shumë për të bllokuar kursin separatist të Dodikut dhe të“serpska republikës”.

Disa misione diplomatike amerikane dhe të shteteve të mëdha perëndimore kanë zbarkuar në Sarajevë muajt fundit për të menexhuar krizën e rëndë të krijuar nga separatizmi serb dhe për të parandaluar një konflikt të ri të përgjakshëm etnik. Ndërkaq komisioneri i BE për zgjerimin saboton në fshehtësi këto përpjekje të diplomacisë së fuqive tëmëdha perëndimore për shuarjene zjarrit të luftës ndëretnike, që po ndez Dodiku dhe “serpska republika”.

Gazeta e njohur austriake “Der Standard” shkruante në 23 dhjetor se shumë palë po kërkojnë shpjegime lidhur me marrëveshjen jotransparente të Varhelyit me udhëheqësin serb Dodik. “Është e qartë, thekson gazeta, se Varhelyi po koordinonveprimet e tij me Dodikun. Sjellja e Varhelyit është tregues se një pjesë e komunitetit ndërkombëtar në mënyrë të fshehtë mbështet qëllimet seçesioniste tëDodikut”.

Për këdo që ka ndjekur të gjitha krizat dhe tensionet e njëpasnjëshme në Bosnje-Hercegovinë të shkaktuara nga “serpska republika” gjatë 26 vjetëve që nga Marrëveshja e Dejtonit, e ka shumë të qartë se pjesa e komunitetit ndërkombëtar që mbështet seçesionizmin e serbëve boshnjakë, janë Serbia dhe Rusia, dhe ndonjë aleat i tyre brenda BE si Hungaria eVarhelyit dhe eViktorOrbanit.

Nxitja e separatizmit të serbëve boshnjakë dhe prishja e shtetit të Bosnje-Hercegovinës është axhendë e Dodikut, e presidentit të SerbisëVuçiç dhe e presidentit rus Putin.

Skandali i dytë diplomatik ndërkombëtar i shkaktuar nga Komisioneri i BE për zgjerimin në bisedimet e tij me udhëheqësin separatist serb Dodik, siç del nga dokumenti konfidencial i publikuar, është qëndrimi tij absurd që i hedh fajin për krizën aktuale politike në Bosnje-Hercegovinë ish Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar për Bosnje-Hercegovinën, diplomatit austriak ValentinInzko, pse miratoi ligjin që e dënon si faj penal mohimin e gjenocidit të Srebrenicës.

Gazeta britanike “The Guardian” njoftonte në 22 dhjetor, duke iureferuardokumentit konfidencial të delegaconit të BE në Sarajevë, të publikuar në mediat boshnjake, se ato zbulojnë se komisionieri i BE për zgjerimin, OliverVarhelyi, ka konkluduar se ligji i Inzkos është përgjegjës për krizën e tanishme. Madje gazeta austriake “Der Standard”njoftonte në 23 dhjetor se komisioneri Varhelyi po kërkon të ndryshojë ligjin, që dënon mohimine gjenocidit të Srebrenicës.

Sipas deklaratave konfidenciale të Varhelyit lidhur me ligjin duhet të ishte zhvilluar debat, ku të merrnin pjesë të gjitha palët. Nuk është vështirë të verifikohet se qendrimi skandaloz i komisionerit, që i hedh fajin për krizën aktuale politike në Bosnje-Hercegovinë ligjit tëdënimit të mohimit të gjenocidit tëSrebrenicës, është identik me qendrimin, që ka shpallur disa herë ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Ndaj dhe organi qendror i propagandës ndërkombëtare ruse “Sputnik” në 23 dhjetor përshëndeste si “zë i arsyes” tezën e Varhelyit se gjenerator i krizës aktuale në Bosnje është ish-Përfaqësuesi i Lartë Inzko, dhe theksonte se “është hera e parë që në opinionin perëndimor thuhet një gjë e tilë”. Rusia, Serbia dhe “serpska republika” nuk janë pajtuar asnjëherë me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e kashpallur dy herë masakrën e Srebrenicës si një gjenocid të kryer nga forcat serbe të Bosnjes.

Përfaqësuesi i Larte Inzko ndërmori një hap të drejtë ligjor për dënimin penal të mohuesve të gjenocidit, sepse “serpska republika” dhe Dodiku e mohojnë atë dhe akoma nuk kanë kërkuar falje për krimet e përbindëshme, qëka bërë e ashtuquajtura ushtri e tyre e udhëhequr nga krimineli i dënuar në Hagë RatkoMlladiç.

Tani del komisioneri i BE për zgjerimin dhe adopton tënjejtinqendrim si Dodiku, Vuçiçi dhe Putini kundër dënimit penal të gjenocidit të Srebrenicës. DefactoVarhelyi merr në mbrojtje dhe indirekt bashkohet me mohimin serb të gjenocidit. Është i njëjti qëndrim sikur të bashkohej me mohuesit e holokaustit dhe të përpiqej të hiqte dënimin penal, që ka legjislacioni në shumicën e shteteve europiane për mohuesit e holokaustit. Komisioneri shkon deri atje në njësimin e qëndrimit të tij me atë të separatistëve serbë dhe të diplomacisë ruse sa që shpall qëndrimin se Përfaqësuesi i LartëInzko me ligjin e tij të dënimit të mohimit të gjenocidit “ka delegjitimuar Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë”.

Kemi një qëndrim skandaloz të komisionerit të BE, që e konsideron të delegjitimuar Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar në Sarajevë dhe në këtë mënyrë legjitimon obstruksionizmin e udhëheqjes së“serpska republikës” dhe të Rusisë, të cilët nuk e njohin dhe nuk e pranojnë autoritetin dhe statusin e Përfaqësuesit të Lartë të tanishëm KristianShmidt, sepse e quajnë jolegjitim.

Sjellja dhe veprimtaria diplomatike filoserbe e komisionerit të BE për zgjerimin, i cili bëhet palë me kursin dhe forcat separatiste të serbëve të Bosnjës, nuk është as rast i veçantë dhe as i shkëputur nga gjithë vija e tij proserbe në postin e lartë evropian që mban.

Fushata e tij emotive, e vazhdueshme dhe e hapur në BE në mbrojtje të Serbisë ka tërhequr prej kohësh habinë dhe vëmendjen e shumë zyrtarëve si të departamentit që ai drejton, ashtu dhe të departamenteve të tjera në BE. Diplomatë të ndryshëm në Brukseljanë shprehur se edhe hapja në 14 dhjetor edisa kapitujve të rij në bisedimet për traktatin e pranimit midis BE dhe Serbisë është bërë me insistimin e komisionerit Varhelyi, ndonëse Serbia nuk e meritonte këtë hap favorizues nga Brukseli.

Burime diplomatike shprehen se komisionerii ka fshehur Komisionit Evropian të vërtetat mbi realitetin e autokratizmit në Serbi, të shtypjes së opozitës dhe të kontrollit të hekurt qeveritar mbi mediat, të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të lirive demokratike, të korrupsionit të madh shtetëror dhe të lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar.

Në datën 16 nëntor 2021 deputetja e parlamentit evropian dhe raportuese e parlamentit për Kosovën, Viola FonCramon-Taubadel, kritikoi publikisht komisionerinVarhelyi se në progres-raportin e Komisionit Evropian për Serbinë“rregullat dhe normat e standardeve ligjore janë komprometuar nga komisioneri, i cili përfaqëson ideologjinë e Viktor Orbanit”.

Portali i njohur europian “euractiv.com” shkruante në 24 dhjetor se “komisioneri Varhelyi është akuzuar se favorizon Dodikun dhe ka anashkaluar shqetësimet e krijuara për demokracinë në Beograd”. Deputetja e parlamentit evropian nga Holanda, Tinneke Strik,i deklaroi portalit të mësipërm se “Varhelyi aktualisht është një nga personat, që mbështet Dodikun dhe serbët”.

Filoserbizmi i komisionerit Varhelyiështë kaq flagrant, saqë në mbrojtje të pozitave dhe interesave të Serbisë ai ndërmori një ndëhyrje brutale në punët e brendshme të shtetit të Malit të Zi kur i kërkoi në 29 nëntor 2020 qeverisë së Podgoricës që të revokojë vendimin për dëbimin e ambasadorit serb nga vendi.

Në situatën e tensionit diplomatik midis dy shteteve fqinjë të provokuar nga ambasadori serb, i cili mohonte publikisht pavarësinë e shtetit malazez dhe identitetin kombëtar malazez, komisioneri i BE për zgjerimin dilte dhe fliste sikur ishte diplomat i Serbisë, duke marrë në mbrojtje qëndrimin zyrtar serb. Ishte një absurditet diplomatik që komisioneri i BE me ndërhyrjen e tij në atë rast bëhej palë me politikëne Beogradit për prishjen e shtetit malazez dhe aneksimin e tij nga Serbia. Komisionerit të BE nuk i bënte përshtypje se ambasadori serb dhe qeveria serbe po përçmonin pavarësinë dhe integritetin e Malit të Zi,dhe që Serbia, një shtet kandidat i BE, po shprehte rivendikime territoriale ndaj Malit të Zi, shtet kandidat për në BE, dhe po kërkonte rikthimin e tij në një krahinë serbe si në vitin 1918. Komisioneri i BE krijoi një situatë diplomatike tepër komprometuese për BE dhe për politikën e saj në Ballkanin Perëndimor.

Ambasadori i Malit të Zi në Vatikan, MiodragVllahoviç, iu drejtua ato ditë komisionerit të BE për zgjerimin:“Z.Varhelyi, deklarata juaj flagrante komprometon dhe përçmon seriozitetin dhe objektivitetin e presupozuar të politikës së BE në Ballkanin Perëndimor”. (Për më tepër lexo “Dalldia filoserbe në dëm të rajonit”, gazeta “Dita”, 1 dhjetor 2020).

Skandalet e rënda diplomatike të njëpasnjëshme të komisionerit serb të BE me shtetësi hungareze janë një  goditje e madhe për reputacionin dhe për ndikimin e BE në rajon. Në 5 tetor 2021 portali i njohur “Politico.eu” shkruante se “një zyrtar i Komisionit Evropian deklaroi se Varhelyi ka zhvleftësuar kredibilitetin e Komisionit Evropian në sytë e partnerëve dhe të vendeve anëtare të BE”.

Nëse komisioneri bashkohet me forcat më destruktive dhe luftënxitëse të rajonit si “serpska republika” dhe Serbia, të cilat duan të prishin shtetin e Bosnje-Hercegovinës dhe shtetin e Malit të Zi, kjo do të thotë që roli i BE në Ballkanin Perëdimor është tepër i komprometuar nga përfaqësuesi i saj i lartë diplomatik.

Është i komprometuar si zyrtar i lartë diplomatik i BE, poredhe si diplomat, që vjen nga një shtet anëtar i BE dhe i NATO-s si Hungaria. Oliver Varhelyinuk po sillet si përfaqësues diplomatik i BE, por po vepron si diplomat i qeverisë hungareze në BE, duke zbatuar vijën destruktivefiloserbe dhe fondamentaliste fetare të kryeministrit të tij kontrovers Viktor Orban, i cili ka deklaruar se qeveria hungareze do të kundërshtojë sanksionet e mundshme të BE ndaj udhëheqësit separatist serb Dodik, dhe siç njofton media “Sarajevotimes” në 27 dhjetor, kryeministri hungarez ka deklaruar se “do t’i japë 100 milion euro ndihmë financiare MiloradDodikut dhe planeve të tij seçesioniste”. Orban e konsideron Ballkanin Perëndimor zonë të hegjemonisë serbe meqëndrimin e tij alogjike se “Kombi serb është kyçi i stabilitetit në Ballkan”.

Nuk mund të mos lësh pa analizuar edhe një episod të komisioneritVarhelyi, që lidhet me Shqipërinë. Në datën 21 dhjetor kur në Tiranë mbahej mikrosamiti i tre shteteve të nismës serbe “Ballkan i hapur” Varhelyi bëri një deklaratënë përkrahje të kësaj nisme, prononcim i cili shkaktoi ekstazë te disazyrtarëtë lartë qeveritarë në Tiranë, ku miopia diplomatike është portret.

Leximi diplomatik i deklaratës së Varhelyit për “Ballkanin e hapur”është se ai shprehpërkrahjen e tij për Serbinë dhepër presidentin serb Vuçiç si projektues i nismës. Nuk ka të bëjë deklarata e tij as me Shqipërinë dhe as me Maqedoninë e Veriut.Komisioneri përkrah ambiciet dhe rolin hegjemon të Serbisë në rajon dhe nismën e Serbisë për “Ballkanin e hapur” si lëvizje e re strategjike e presidentit serb për të realizuar këtë hegjemoni

Shqipëria nuk duhet të hutohet nga miklimet filoserbe tëkomisionierit të BE për zgjerimin. Sepse është naive të mendosh se Varhelyi, që përkrahqëndrimet serbe përprishjen e dy shteteve të rajonit, mund të ndjekë ndonjëkurs pozitiv për Shqipërinë dhe për Kosovën. Nuk është çudi që komisioneri, i cili në fshehtësi komploton me separatizmin dhe me hegjemonizmin serb, të ndjekë në fshehtësi të njëjtën linjë përkrahje për ambiciet dhe komplotet serbe ndaj Shqipërisë dhe ndaj Kosovës. Ndoshta duhet pritur derisa të bëhen publike si në Sarajevë protokollet e fshehta të qëndrimeve dhe pazareve në kulisa të komisionerit me Serbinë lidhur me dy shtetet shqiptare.

Nga pabesia diplomatike, që u zbulua këto ditë në Sarajevë, qeveritë dhe diplomacia shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë duhet të nxjerrin mësimin e madh që diplomacia e fshehtë antishqiptare punon me kapacitet të plotë./gazeta dita

Please follow and like us: