Albspirit

Media/News/Publishing

Ledi Diana Spancer: Më pëlqen të jem një shpirt i lirë!

Në kujtim të Princeshës së Uellsit, Ledi Diana Spancer, në ditën e vdekjes saj, 31 gusht 1997, Liberiamo ka mbledhur aforizmat më të bukura të Princeshës së dashur dhe të Princeshës që pushtoi zemrat e popullit. Tashmë divorci nga pinjolli i familjes mbretërore, Princi Karl, tronditi mbarë botën, mirëpo, nga ana tjetër, vdekja e saj qe diçka shkatërruese, duke konsideruar vargun e të mirave të beniaminëve të cilat gëzonte. Në një mënyrë a një tjetër, Princesha e drojtur ia doli mbanë të bëhej një figurë e dashur, nga pak në të katër cepat e botës, veçanërisht për shkak të prirjes që ajo kishte për bamirësi. 

  • Të gjithë duhet të vlerësohen.
  • Gjithsecili ka potencialin e duhur për të dhënë diçka në shkëmbim. 
  • Jeta është vetëm një udhëtim. 
  • Do më pëlqente të isha mbretëreshë në zemrën e popullit, por nuk e shoh veten mbretëreshë të këtij kombi. 
  • Dua që djemtë e mi të mësojnë t’i kuptojnë emocionet e njerëzve, pasiguritë dhe shqetësimet e tyre, shpresat dhe ëndrrat e tyre. 
  • Më pëlqen të jem një shpirt i lirë. Shumëkujt nuk i pëlqen, por kjo është ajo që unë jam. 
  • Bëj atë që të dikton zemra. Koha kalon dhe një copëz e rëndësishme e jetës tënde i bashkëngjitet të tjerave tashmë ekzistuese. 
  • Nëse gjen dikë që e do vërtet në jetë, atëherë mbërthejuni fort pas asaj dashurie. 
  • Bëj një akt mirësie, rastësor, duke mos pritur gjë në shkëmbim, të jesh i sigurt që një ditë dikush tjetër do bëj të njëjtën gjë për ty.
Please follow and like us: