Albspirit

Media/News/Publishing

Robert Bërns: Lamtumirë!


E dashur, l
ëri orët e ndarjes të pikojnë vetminë mbi ne,
le t
ë numërojmë çastet e humbura të vetëm,
dhe shpirtrat le ta kuptojn
ë nëse gjetën
tek nj
ëri-tjetri ndonjëherë strehë.

Pra, le të endet dhimbja në shpirtrat tanë egoist,
le të thyhet amalgam i fundit që na bashkon!
Ti mos qesh kur t
ë më shohësh duke qarë si fëmijë,
sepse dashuria e patrembur burr
ërinë e rrëzon.

Lamtumirë! Lamtumirë, e dashur,
tani pas po shkoj t
ë numëroj orët e lumtura bashkë,
po shkoj t
ë numëroj puthjet e përmalluara,
koh
ën time askush nuk do ta vrasë.

Veç ca puthje do vjedh për buzët e dëshpëruara.
Sigurisht, 
ti në një zjarr tjetër je duke u ngrohur,
n
ë një zjarr përkëdhelish që trupin ta ftoh,
por gjithsesi un
ë të fal, të fal kur ti mizorisht vetveten lëndon.

Heshtja le t’i thyejë dyert e harrimit,
q
ë kujtimet me ty mos t’i harroj asnjëherë.
Me uiski le t
ë dehem, ta pi vetminë e gjatë.
T
ë çirrem, të ulëras, të mallkoj. Lamtumirë prapë!

Please follow and like us: