Albspirit

Media/News/Publishing

Aksesi i shpejtë në drejtësi për komunitetet e margjinalizuara, rëndësia e pjesëmarrjes

Laura Skënderas

Pavarësisht përpjekjeve ligjore për të garantuar të drejtat/liritë e njohura në nivel kushtetues, sikurse është ajo e aksesit në drejtësi dhe barazisë në ligj dhe para ligjit, serish, ajo që shpesh vërehet, është distancimi i një pjese të grupeve shoqerore jo vetëm nga jeta sociale, por po aq edhe nga investimi në drejtësi. Është fjala pikërisht për ato grupe shoqërore të konsideruara nga studiuesit e shkencave humane dhe jo vetëm, si komunitete të margjinalizuara. E natyrisht që kur flasim për këto komunitete, shpesh në kuadrin ligjor i gjejmë nën një mbrojtje të posaçme si grupe sociale vulnerabël, që dashur padashur për shkak të cilësive që gëzojnë, gjenden përballë shkeljeve apo mohimeve konstante e pamundësisë për të përbushur ligjërisht të drejtat e tyre. Gratë, të miturit, të moshuarit apo pakicat etnike janë epiqendra e këtyre ndodhive. Por natyrshëm, duke marrë në konsideratë mbrojtjen e garantuar nga Kushtetuta në Nenin 18 të saj, lind pyetja se, për sa kohë që në nivel ligjor garantohet barazi para ligjit dhe në ligj, përse disa grupe diskriminohen dhe konkretisht këto komunitete të margjinalizuara, si mund të kenë akses më të shpejtë në drejtësi? Çështje këto që gjenden në fokus të këtij editoriali.

Mëyra më efektive që po merret në konsideratë së fundimi nga ligjvenësi për përmirësimin e drejtësisë, është  rritja e aksesit në drejtësi përmes luftimit ndaj diskriminimeve dhe pabarazive. Mungesa e aksesit dhe për rrjedhojë direkte edhe krijimi i diskriminimeve, vijne si rezultat i një sërë faktorësh që ndikojnë komunitetet e margjinalizuara. Ne vazhdën e këtyre arsyeve të pamundësisë për të aksesuar drejtësinë, vlen të përmendim shkaqet ekonomike, varfëria dhe për rezultat mungesa e mundësive financiare për të aksesuar ndihmën ligjore të një mbrojtësi, për të vënë në levizje gjykatën. Natyrisht që mundësitë financiare janë në disproporcion me mundësinë për akses në drejtësi, pasi sa më të ulta të jenë të ardhurat mujore/vjetore të individit në nevojë për akses në drejtësi, aq më e vështirë është ndërmarrja e veprimeve konkrete ligjore, duke qene se kërkohet asistimi i një mbrojtësi dhe pagimi i tarifave të caktuara nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë apo tarifave të tjera gjyqësore. Problemet sociale, i shtohen listës së problematikave që në një mënyrë a një tjëtër, i japin shkak përjashtimit të disa komuniteteve nga aksesi në drejtësi. Duke marrë në konsideratë që në vendin tonë pakicat kombëtare/etnike janë 8 nga të cilat 3 janë sllave, mbrojtja dhe historiku i tyre në përjashtim total nga jeta sociale dhe ekonimoke e aq me tëpër nga drejtësia, kanë ndikuar në krijimin e një “tradite” përjashtimore ndaj nevojave ligore të tyre.

Natyrisht që mungesa e aksesit për shkaqet e sipërpërmendura që kryesisht janë edhe shkaqet primare, passjell edhe kosto për shtetin. Pasi për aq kohë sa qytetarët shqiptare, pavarësisht nevojave të tyre specifike kushteve ekonomiko-sociale e tj, nuk munden dot të realizojnë materialisht të drejtat e tyre, apo më e pakta t’i kërkojnë përmes aksesimit të drejtësisë, nuk mund të këni kurrë një shtet social apo të së drejtës. Kur flasim për kosto, keto të fundit janë edhe sociale dhe ekonomike dhe padyshim aksesi i limituar ka impakt. Kur problem të tilla si ato familjare, varferia, dhuna, punësimi, diskriminimi, nevojat sociale etj, nuk gjejnë zgjidhje në rrugë ligjore, kanë prirjen të krijojnë varësi të vazhdueshme dhe mosfunksionime të organeve shtetërore apo anomali në përmbushjen e funksioneve të tyre. Kshtu sa kohë që individet punëkërkues, hasen me diskriminime gjinore apo rraciale, ata do të shtyhen drejt kërkimit të ndihmës nga ISSH, të dala këto që rëndohën cdo vit mbi buxhetin e shtetit.

Megjithate, aksesi në drejtësi, nuk duhet kuptuar thjesht dhe vetëm në paraqitjen e kërkesë-padive në gjykatë, duke qenë se shpesh nevojat e këtyre komuniteteve kërkojnë edhe investimin e punonjësve sociale apo psikologëve, meqë një pjesë e konsiderueshme e të interesuarve, jane viktima të diskriminimit si grupe të margjinalizuara. Me qëllim që këta të fundit të kenë akses në drejtësi sa më shpejt dhe në mënrën me efektive të mundhsmë, Ligji 111/2017”Për ndihmën juridike të garantuar nga sheti”, duket se ka qene zgjidhja më efektive. Ligji në vetvete iu siguron aksesin në drejtësi grupeve të margjinalizuara duke parashikuar në tërësi kushtet, formën, procedurat, po aq edhe rregullat për organizmin apo dministrimin e ndihmës juridike të garantuar nga shteti. Duke qenë se qendra ku vetë ligji vendos theksin, nënkupton zbatimin në praktikë dhe respektimin e barazise, qëllimi është zbutja e këtyre diskriminimeve që konfrontojnë interesat  e grupeve të margjinalizuara dhe ofrimin e mundësisë për të aksesuar drejtësine dhe për të rivendosur apo kërkuar garantimin e të drejtave të tyre, qoftë kjo përmes ndihmës parësore, qoftë përmes asaj dytësore. Kjo pasi vetë shteti e konsideron të rëndësishmë pjësëmarrjen edhe ofrimin e mundësive për të aksesuar njësoj sistemin e drejtësise, pa ndasi ekonomike, sociale apo për cdo lloj shkaku tjetër.

Në këto kushte, padyshim që mund të themi që sistemi i krijuar për zbutjen e margjinalizmit të ketyre grupeve dhe përfshirjen e tyre në sistemin e drejtësisë përmes ndihmë sligjore falas dhe parashikimeve të veçanta për tarifat gjyqësore, është një shtysë pozitive dhe shembull për të rritur barazinë mes qytetarëve. Megjitahtë jam e mendimit që një nismë mjaft efektive do të ishte edhe fuqizimi i Klinikave të Ligjit me qëllim edukimin ligjor të këtyre grupeve, shembull ky i ndejkur që në vitet ‘60 nga SHBA, Anglia dhe Franca.

https://www.faktor.al/2022/01/02/aksesi-i-shpejte-ne-drejtesi-per-komunitetet-e-margjinalizuara-rendesia-e-pjesemarrjes/?fbclid=IwAR3J2ub14KyN-q6L1E5ZxBY6KpTwUymRCcHLpJRRw08mS-dgDDnsCWCoZ8I

Please follow and like us: