Hutohen konspiracionistët/“Rolls-Royce” arrin shpejtësinë, 623 km në orë
Kompania “Rolls-Royce” njoftoi se aeroplani i saj elektrik “Spirit of Inovation” e ka arritur shpejtësinë rekorde, 623 kilometra në orë.
Në “Rolls-Royce” thonë se deri tani kompania i ka vënë tri rekorde botërore: rekordin për aeroplanin më të shpejtë elektrik, rekordin për fluturimin më të shpejtë në lartësei prej 3.000 metrash dhe shpejtësinë më të madhe në 15 kilometra.
Kompania i deponoi të dhënat e rekordeve të fluturimeve në Federatën Ndërkombëtare për Aeronautikë (FAI), e cila është kompetente për certifikimin e rekordeve globale aeronautike.
“Shpresojmë që FAI do të konfirmojë të arriturat në një të ardhme të afërt”, thotë “Rolls-Royce”.
Sipas kësaj kompanie, aeroplani i saj e ka arritur shpejtësinë më të madhe të arritur ndonjëherë për të gjitha llojet e fluturakeve elektrike. Kjo është arritur në kuadër të projektit ACCEL (Acceleratin the Electrification of Flight), që financohet pjesërisht nga Instituti ATI (Aerospace Technology Institute) në bashkëpunim me ministrinë e Biznesit, Energjisë, Industrisë e Inovacionit në Britani të Madhe.
Aeroplani “Spirit of Inovation” përdor motor elektrik me fuqi 400 kuaj-fuqi dhe bateri që e bëjnë shumë të manovrueshëm.