Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Janë demokratë, jo drogaxhinj!

 

 

Protestat më të mëdha, zakonisht janë bërë përpara qeverisë. Kjo për shkak të politikave shtetërore, krizave ekonomike apo ndonjë pakënaqësie të madhe sociale. Një e tillë ishte ajo e nëntorit 2013-të ku spektri politik ishte njëjtëzuar në interes kombëtar, pra protesta kundër mbetjeve kimike. Atë kohë Edi Rama kishte ardhur në pushtet me një firmosje publike, kjo kundër ligjit të riciklimit nga qeveria e Sali Berishës. Nuk u sqarua kurrë, po riciklimi është totalisht një gjë tjetër në raport me depozitimin e mbetjeve kimike. Megjithatë, reagimi social ishte për t’u admiruar. Ka qënë e tillë edhe protestat e fajdeve, deri diku. Por që prodhuan një tërmet social me eksode gomonesh, vrasje, banda, etj. Të tjerat janë protesta opozitarizmi, të cilat konkludojnë me të zakonshmet dhunën e gurëve, djegie, vrasje etj, si ajo e janarit 2011. Një protestë krye partiake, me 4 të vrarë, të cilët para një viti u shpallën dëshmorë të atdheut. Janë vrarë edhe nga krahu i Partisë Demokratike, por ata janë shpallur dëshmorë të demokracisë, jo të atdheut. Një protestë e tillë ndodhi edhe në janarin e vitit 2021, pro Trump, në Capitol Hill Washington, pati edhe aty të vrarë. Por ata nuk u shpallën dëshmorë të Amerikës. Kurse në Shqipërinë tonë, për herë të parë, është thirrur një protestë e opozitarizmit karshi vetvetes. Pra, do mbahemi mend që një parti e madhe, proteston karshi vetvetes, kjo për faktin e një konflikti tashmë me muaj. Kam besuar gjithmonë se do gjendej një zgjidhje, por sot nuk e shoh më atë. Rruget janë aty, me efekt të drejt për drejtë, madje me një pajtim të madh. Por kjo nuk ndodh. Pra kemi një protestë të bazës karshi drejtuesve. E cila në fund të fundit i duhet të vertetoj legjimitetin e referendumit me 44 mijë vota, karshi 5 mijë votave të Jemin Gjanës në pallatin e kongreseve më 18 dhjetor 2020. Sado të thonë që është protestë e Berishës për të mbrojtur veten, e kanë të kotë. Eshtë një protestë e gërshetuar me çështjen Berisha dhe pritshmërinë e pafundme e torturuese të humbjeve. Për më tepër me mundësinë e legjimitit të votës kolegjiale, ku baza e qyteteve kishin humbur vetvendosjen. Shumë njerëz i frigohen dhe kjo është normale. Megjithëse është rruga më e drejtë për të legjitimuar vullnetin e anëtarësisë. Ndërkohë është edhe një leksion politik për vendin, pasi ka 3 dekada që është i uzurpuar nga liderë sa monarkikë aq edhe diktatorë. Në rastin konkret sado të shtrëngohet e të vetrrethohet Lulzim Basha, ka humbur anëtarësinë.

Në pushtet nuk vihet me votat e atyre që tek dera e zyrës, por me frymën sociale. Sot Lulzim Basha është më shumë i dobishëm për Edi Ramën se sa për opozitarizmin. Eshtë kjo arsyeja që kudo i hedh sytë, webet e majta dhe ato nga partia Basha çfarë nuk thonë për protestën e e 8 Janarit. Por ndaluni dhe lexoni komentet e anëtarësisë, shumë e thjeshtë për të kuptuar manipulimin. Nga ana tjetër ky ballafaqim po tregon publikisht, sa e sa fytyra të cilat janë modele të përkryera të interesit personal me çështjen e madhe. T’u thuash demokratëve se jeni drogaxhinj, është një e nesërme e sigurtë e humbjes së radhës. Nuk e di se ku do i gjejnë votat Lulzim Basha dhe shpura e tij? Se, po nuk të votoj, kjo shpurë e ”drogaxhinjëve” demokratë, mos prit të të votojë shtresa gri. Por kjo nuk vlen për një kryetar të cilin nuk e voton as gruaja e vet. Nuk vlen as për karriket ngjiturit pas bythës. Në rastin konkret do ishte mrekulli të ndodhnin një palë zgjedhje. Të paktën në bashkitë pa kryetarë. Ky do ishte një test i madh. Po vulë humbësi kurrë nuk e kërkon shansin, ndaj ata që duan ndryshim i quan drogaxhinj.

Please follow and like us: