Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada kërkon ndihmën e qytetarëve për njohjen e ambasadorit Honevier me Kosovën

Prishtinë, 5 janar 2022 – Ambasadori i ri i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, bashkë me familjen e tij, pritet të arrijë së shpejti në Kosovë, kurse Ambasada amerikane në Prishtinë ka nisur përgatitjet për t’I uruar mirëseardhje.

Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që të rekomandojnë vendet, restorantet, veprimtaritë dhe aktivitetet që përfaqësojnë Kosovën me gjithë diversitetin e saj.

“Ndërsa presim t’i urojmë mirëseardhje në Prishtinë ambasadorit të emëruar, Hovenier dhe familjes së tij, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj në mënyrë që ditët, javët dhe muajt e parë të tij këtu të jenë të paharrueshëm. Cilat vende i rekomandoni t’i vizitojë? Cilat kuzhina lokale duhet t’i provojë? Cilat janë aktivitet kulturore që ai duhet t’i shohë? Cila është gjëja më kosovare që ai thjesht nuk duhet ta humbasë?”, thuhet në postimin e ambasadës.

Please follow and like us: