Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: ME DIELLIN… NË TOMORR

Kaltërsi dimri pashë që rrëshqisnin mbi shpatet e ngrira.
Dhe gulçe mundimi të një drite që vinte pas meje.
Një fill prej reje më ndihu, stëgjatej ta kapja me duar.
Të herës parë u pamë udhëtarë…
Unë dhe një diell,
Tek ngjisnim Tomorrin.
Please follow and like us: