Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar
Ka vdekur në moshën 71 vjeçare gazetari shqiptar nga Kosova, Hysni Syla pasi u godit nga një veturë mbrëmjen e së martës. Aksidenti ndodhi në rrugën “Shemsi Ahmeti “ në Mitrovicë. Hysni Syla një kohë të gjatë ka shërbyer si zëdhënës i Komunës së Mitrovicës dhe njëherësh ishte zëdhënësi i parë i kësaj komune.
Ai në vitin 2012 mbajti postin e drejtorit të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”në Mitrovicë.
Hysni Syla ka punuar edhe si gazetar si dhe ka drejtuar Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë. 71 vjeçari ka qenë autor i disa librave dhe monografive./Bota Sot
Please follow and like us: