Sanksionet ndaj Dodik, ambasada e SHBA në Tiranë: Përgjigje ndaj korrupsionit dhe kërcënimeve për stabilitetin
Ambasada e SHBA në Tiranë, ka reaguar lidhur me vendimin e Departamentit të Thesarit të SHBA-së, për vendosjen e sanksioneve te reja ndaj udhëheqësit serb të Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik. Përmes një postimi në rrjetin social, të cilin e ka ripostuar edhe amabsadorja Yuri Kim, ambasada shkruan se kjo është një përgjigje ndaj aktiviteteve korruptive të tij si dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj stabilitetit të Bosnjes.
Sot, Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja, përcaktoi publikisht Milorad Dodik, anëtar i Presidencës së BH & një platformë mediatike të lidhur me të, në përgjigje të aktiviteteve korruptive të tij & kërcënimeve të vazhdueshme ndaj stabilitetit & integritetit territorial të BH.
Please follow and like us: