Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarja nga Shkupi nderohet me çmim prestigjioz në Holandë

Vigjilenca Abazi nga Shkupi, e cila jeton dhe punon në Holandë tashmë dhjetë vjet, vitin 2021 do ta mbajë mend si vit të suksesshëm, pavarësisht sfidave dhe kufizimeve të shumta që ka imponuar pandemia me COVID-19.

Ajo, vitin që e lamë pas (më 2021) ka marrë çmimin “Early Career Award” (Çmimi për Karrierë të hershme) nga Akademia Mbretërore e Arteve dhe Shkencës në Holandë (“The Royal Netherlands Academy of Arts and Sciences”), ndërkohë që ka punuar me intensitet në dy librat e saj të ardhshëm që pritet të botohen gjatë vitit 2022 në lëmin e së Drejtës Evropiane.

“Ky çmim për mua paraqet shtytje gjithsesi, dhe zakonisht këto momente shërbejnë si moment reflektimi për atë që kemi bërë deri më tani dhe më shumë për hapat që duam t’i bëjmë më tutje. Për mua sa është e rëndësishme shkenca, puna që bëj në aspektin ligjor gjatë konsultimeve me institucionet evropiane, po aq shpresoj që këtë energji ta bart edhe te studentët në sferën akademike dhe në Maqedoni”, thotë Abazi.

Please follow and like us: