Altin Sh. Kajtazi: SHKULM

Qull lagur, muzgjesh i rënë
aty shikimi t’mbet peizazh
nga çdo gjë t’prekur mbet shket
pëlcet lëvozhga s’të le t’flesh!
A mundesh më u largua krejt?
me rinis nga e para, pa mallkim
pa t’mund urrejtja, përbuzja
edhe pse jeta t’rrah si shkulm!
Veç tu t’kqyr me sy
t’kishte folur “Terra”
kalimin andej kah origjinaliteti
t’jep dritë, e ditët plotë dritë seç po ikin!
06.01.2022.
Please follow and like us: