Albspirit

Media/News/Publishing

Zyrtari i Tatimeve, identifikohet personi që nxori të dhënat e pagave

Autori i publikimit të të dhënave të pagave besohet se është një specialist i IT, i punësuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, sipas burimeve nga Prokuroria e Tiranës.

Tekniku ka inicialet A.A., teknik IT i Tatimeve i punësuar me një kontratë provizore në mars të 2013.

Ora News mëson se shtetasi A.A. është transferuar formalisht si staf i AKSHI-t, ashtu si çdo punonjës IT tjetër i punësuar pranë Ministrive të ndryshme. Edhe pse merrte rrogën nga AKSHI, A.A. vazhdonte punën e tij brenda zyrave në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe pikërisht këtu policia e koordinuar nga prokuroria e Tiranës sekuestroi kompjuterin nga i cili nëpunësi i Tatimeve kishte shpërndarë databazën konfidenciale me të gjitha informacionet mbi rrogat e 650.000 shqiptarëve.

Po ashtu, Prokuroria ka zbuluar se burimi i informacioneve të mbledhura nga A.A. ishte një kolege e tij, edhe kjo nëpunëse e Tatimeve, e cila çdo muaj mblidhte informacionet mbi pagat e taksapaguesve shqiptarë për t’i shpërndarë në seli të ndryshme rajonale të Tatimeve.

Tekniku është marrë në pyetje nga organi i akuzës në kryeqytet dhe ka deklaruar se i ka grumbulluar këto të dhëna për qëllime studimore.

Please follow and like us: