Altin Sh. Kajtazi: MËNGJES JANARI
Po si t’qeshi
kur ti s’më qesh
eh kur s’të shoh ty
mbi mua bie një hije e rand’
as dielli s’arrin ta heq n’pikë ditës!
Kjo qeshje s’ka ren’ që moti
ah lehtë i binte dikur fytyrës kur ishe ti
ajo shkreptimë në sy
ah mjerisht tjetrit kujt e ndezi
e mu errësir’ dhe asgjë më!
Pse t’pashë ketë herë
shikimin e përpiu dheu
mbet i turbullt duke lënë veç frymë
pranë meje pa shpirti
kjo vdekje erdh ndezur si sytë tu!
07.01.2022
Please follow and like us: