Ilir Levonja: Shqupi që tani u bë tërësisht Shqup
Nuk e di se përse u është bërë fiksim selia ku është ngujuar Lulzim Basha. Shkojnë deputetë dera e mbyllur. Shkojnë forumet, si ai i rinisë dhe i gruas, dera e mbyllur. Thuhet se aty brenda bëhen punime. Nuk ka dyer të blinduara, megjithëse interneti po çahet me foto e vido ku e vërteta është ndryshe. Për më tepër që leja për këto gjoja ndryshimet e brendshme, është dhënë me një vendim special nga Bashkia e Tiranës.
Pra, Lulzim Basha merr leje brenda orës nga Erion Veliaj, pikërisht për të fortifikuar atë që po ky Erion Velia dhe kasta e Edi Ramës, e quan Shqup. Kushedi se sa kohë e para do t’i merrte një subjekti privat Erion Veliaj, kurse Lulit ia jep brenda orës. Dhe ju që prisni fitore nga Lul Shqupi. Nga ana tjetër, kudo studiove, konferencave ka një përplasje të tmerrrshme argumentash, orintimesh, inatesh, sa nuk ngeli më këmbë kokësyneti pa u shpallur si faktor determinues për fatet e demokratëve. Është tmerrësisht e neverishtme që një i parruar, i cili kurrë nuk fitoi, kurrë nuk kapi përqindjet e mjaftueshme për të qënë mjaftueshëm i votuar sa të jetë në krye të një posti, del e flet për bunkerizim nga shumica përjashta. Ai po punon ditë e natë me leje speciale të pushtetit për t’u blinduar, kurse në koferencë për shtyp u akuzon ju se po blindoni selinë. Nuk mbeti kokësyneti pa dërdëllitur studiove se nuk fitojnë demokratët me Amerikën kundër etj.
Po demokratët nuk fitojnë kurrë edhe me Lul Bashën, jo Amerikën të kenë pro, por edhe Kinën e Rusinë. Janë katër palë zgjedhje dhe sot demokratët janë rrugëve me nofkën e drogaxhiut dhe gangsterëve, kurse humbësit blindojnë selinë. Eshtë një absurditet kolektiv opozitar sa kurrë nuk e kuptuat se forca apo glorifikimi i unit, nuk janë elementë të demokracisë. Eshtë vota forca reale e saj. Ka një presion që gati u ka futur në një kurth kolektiv opozitar sa çdo skandal qeveritar nuk përbën më asgjë. Miliardat e humbura nuk janë asgjë përpara kokëfortësisë së kolektivit opozitar. Plasi një skandal mbi disnivelin e pagave, për më tepër mbi ato pagesat super marramendëse të indeksit këshilltar, një e vërtetë e hidhur nga ai informaliteti ekonomik, gati tridhjetë vjeçar, ju prapë merreni me Shqupin.
Nuk shikon një faqe webi gazete pro qeveritare që të merret me këtë skandal, por me Berishën. A e dini përse? Sepse janë pjesë e indeksit këshilltar që marrin paga marramendëse, të pa deklaruara. Që drejtpërdrejtë përbën shkelje të ligjit dhe krim ekonomik. Kurse ju hani bananen me devizën se fajin e ka Saliu. Mezi po presin që nesër të vriteni…, mezi. Bëjani Lulit dhe të gjithë humbëseve në kokë. Sot është paradoksale të mendosh se selia është elektorati. Mjafon një hyrje një dhomë e guzhinë. Lulit dhe humbësve që harxhojnë para për dyer të blindura dhe kapuçonë të zinj, se pa para nuk të vjen kush, dërgojini ca kamionë me lodra. Shqupi ka mbaruar…, tashmë është një histori turpi pasi bash në skandalet më të mëdha shekullore, i mundësoi Edi Ramës, një mandat të tretë. E kishte Amerikën pro Luli dhe nuk fitoi. Dhe kurrë nuk ka për të fituar. Fillojeni betejën larg asaj godine, me ose pa Amerikën nuk ka rëndësi, rëndësi ka votuesi shqiptar. Ka vend nisje stafetash plot ai vend i bekuar. Humbëseve çojini kamionë me lodra, a karrota, lakra etj.