Krimet e nderit, të importuara nga vendet arabe
Krimet e nderit, të importuara nga vendet arabe dhe të nxitura, e arsyetuara nga predikimet fetare radikale
Krimet[1] zakonish kryhen nga personat që nuk janë në lidhje familjare me viktimën, tek krimet e nderit, ku përfshihet edhe vrasja e nderit, janë pikërisht kryes të krimit personat e afërt, e zakonisht ata që banojnë në të njejtën banesë. Viktimë tek krimet e nderit mund të jenë si meshkujt edhe femrat anëtarë të familjes,[2] që në disa kultura kanë kode të nderit që dallojnë standardet për meshkujt dhe për femrat, e që në të gjitha këto raste standardet për femra janë shumë më ekstreme dhe strikte, e sidomos kërkohet dlirësia-virgjëria e tyre sesa për meshkujt,[3] kurse meshkujve i kërkohet të kryejnë veprime të dhunshme nëse i kërkohet për nderin.[4] Shoqëritë konservatore, patriarkale, fisnore, fanatike dhe radikale, janë tejet mizogjenike karshi grave dhe pozitës së gruas në shoqëri, e që kjo shpesh ndodhë të rezultoj edhe me krime nderi, përfshirë edhe vrasje nderi. Mundësia që një femër të akuzohet, dyshohet a gjykohet për çnderim është shumë me e madhe sesa për meshkujt, në të gjitha kulturat, traditat, zakonet dhe religjionet nëpër periudha të ndryshme historike të dominuara nga maskulizmi, madje diskriminimi ndaj gjinisë femrore është utopik, sa që ende në kulturën, traditën dhe zakonet islamike edhe në mesin e Shqipëtarëve të besimit islam, në lidhje me marrëdhënijet seksuale paramartesore dhe marrëdhënijeve seksuale jashtëmartesore, janë tepër më të ashpër ndaj femrave sesa ndaj meshkujve.[5] Viktimizimi i anëtarëve meshkuj të familjes bëhen në rastet e raportit a orientimit të tij seksual( është homoseksual) apo kur mbështete viktimën e një krimi të nderit.[6]Kjo e bënë shumë më të vështirë edhe qasjen e institucioneve, për ta mbrojtur viktimën si dhe për ta trajtuar edhe si rast. Mirëpo edhe krimet e nderit gjegjësisht vrasjet e nderit, si krim më i rëndë, nuk vje përnjëherë dhe aty për aty, e që në të shumtën e rasteve kalojnënëpër disa faza dhe për një periudhë. Pra viktimat e krimeve të nderit, kalojnë forma të ndryshme të krimeve të nderit, si: izolimi-kufizimi; kërcënimi; tortura; sulmi, rrahja dhe dhuna në familje; për të përfunduar në krimin më të rëndë të nderit në vrasje. Fatkeqësisht trajtohet vetëm vrasja e nderit, derisa format tjera të krimeve të nderit, pothuajse kalohen heshtazi.
Në Lindjen e Mesme, patriarkalizmi u kriju rreth viteve 3100 para Krishtit( dmth edhe përpara pushtimeve të Aleksandrit të Madh), duke kufizu gratë në fuqinë riprodhuese dhe i përjashtuan nga “procesi i përfaqësimit dhe krijimit të historisë”[7] e prej nga kjo ideologji patriarkaliste u fut edhe në ideologjitë fetare antike, qoftë politeiste të asaj kohe, por edhe në fetë monoteiste që ishte judaizmi, që“Zoti përjashtoi gratë nga besëlidhja me njerëzit”.[8]Supremacia mashkullore dhe pushteti në kontrollinseksual të femrave, kontrollin e sjelljeve të femrave dhe kontrollin e fuqisë riprodhuese të femrave, falë ideologjisë patriarkaliste, e cila më pas u përligj edhe me ligje hyjnore dhe se segregacioni gjinor, diskriminimi gjinor, dhuna gjinore dhe krimet e nderit, u bënë të pranueshme, të arsyetueshme për shoqëri, kultura, tradita, zakone dhe praktika fetare. Filluar me Kodin e Hamurabit, në të cilin thuhej që e kishin caktuar fuqitë hyjnore të Babilonisë ashtu edhe sanksionet që parashiheshin në të, thuhet që ishin vënë nga hyjnitë,[9] e që në të rregulloheshin edhe çështjet martesore, përfshirë edhe aspektin e sjelljeve seksuale të përshtatshme të nuses,[10] pastaj çështja e sjelljeve seksuale, nderit dhe derdhjes së gjakut-vrasja për nderë.[11]
Origjina e krimeve të nderit përfshirë edhe vrasjet e nderit dhe kontrolli i grave, janë thellë të rrënjosura në histori, në kulturat dhe traditat e shumë regjioneve, gjegjësisht në rrënjëështë traditë fisnore,[12] por që më pas është përfshirë edhe në kultura, religjione dhe ligje madje edhe civile, e që praktika e vrasjeve të nderit, përshkon kultura dhe religjione.[13]Sipas studimeve të fundit, theksohet që dhuna e bazuar në nder nuk është e lidhur vetëm me një religjion ose një praktikë religjioze, por qëështë regjistruar si në: judaizëm, hinduizëm, krishterizëm, islamizëm dhe sikhizëm, etj.[14]Prandaj krimet e nderit në Lindje, vijnë nga praktikat dhe besimet kulturore/fetare,[15] e që asesi s’mund dhe s’duhet të trajtohen vetëm siç shpesh shihet që bëhet qëllimisht, që krimet e tilla etiketohen vetëm si fisnore, a edhe kulturore, por shprehimisht eksludohen dhe ndahen nga çdo lidhje me praktikat dhe besimet fetare. E kjo vërehet që qëllimisht bëhet edhe në Trojet tona, që zakonisht çkapen nga roli dhe ndikimi i fesë islame në to, duke bërë njejtë si liderët fetar islam që e dënoncojnë forcërisht çdo mundësi lidhjeje mes krimeve të nderit dhe feve,[16] e veçmas fesë islame. Në këtë frymë deklarojnë edhe zyrtarët e shteteve islamike, p.sh: kryeministri i Pakistanit, që thotë se krimet e nderit nuk kanë vend në islam.[17]
Mirëpo kohët e fundit duke qenë se krimet e nderit, janë bërë shqetësim, sipas vlerësimit të OKB-së në vitin 2008, thuhet se për çdo vit në botë, vriten 5000 gra në emër të “nderit”,[18] shumica e të cilave në Azinë jugore dhe Lindjen e Mesme me Afrikë veriore, edhe pse numri real i vrasjeve në emër të ndërit nuk dihet,[19] derisa besohet që numri i rasteve të paraportuara është shumë i lartë,[20] kurse vetëm 5% raportohen,[21] ndërsa edhe më i lartë numri i rasteve të padënuara.[22] Kurse në një ditë raportohen në total 47 raste vrasjesh të grave në botë-sipas gjetjeve të gazetarëve të BBC-së,[23] derisa mesatarisht ndodhin 137 vrasje të grave nga partneri a familjarët e saj për çdo ditë.[24] Grupet e avokimit të grave, theksojnë që shifra çdo vjeçare e viktimave të krimeve të nderit, është afër 20.000,[25] dhe se një numër i madh nuk raportohen dhe poashtu edhe fshehen.[26]
“Vala e krimeve të nderit, vinte nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut dhe turpëronte botën”, ishte një shkrim i bërë në The Independent, më 7 shtator 2010. Më shumë se 90 % të rasteve të krimeve në bazë të nderit, janë raportuar në vendet muslimane ose në mesin e komuniteteve muslimane që jetojnë në shtetet joislame.[27] Madje 91% të rasteve në nivel global, janë musliman,[28] që kanë kryer krimet e nderit, në Amerikën veriore janë 84% të rasteve, përqindja tjetër janë sikh dhe disa hindus. Sipas një studimi të bërë nga psikologu Phyllis Chesler, të studiuara 67 vrasjet e nderit që kanë ndodhur mes viteve 1989-2009, prej tyre 96% të vrasësve të nderit në Europë janë musliman dhe 68% e viktimave janë torturuar para se të vdesin.[29] Prandaj krimet e nderitqëshumica e rasteve të raportuara tashmë në Europë, kanë ndodhur mes komunitetit musliman ose emigrantëve musliman,[30] e që lidhen kryesisht me kulturën arabe.[31] Prandaj këto dekadat e fundit, shpesh kur flitet për vrasjet e nderit, zakonisht asocohet me kontinentin e Azisë, më specifikisht me Azinë jugore dhe me Lindjen e Mesme, edhe pse ndodhin raste në mbarë botën,[32] por veçmas në komunitetet e emigrantëve me origjinë nga këto regjione a vendet arabe dhe me muslimanët.[33] Ekspertët theksojnë që dukuria e vrasjeve të nderit, në Indinë veriore nuk është aq e theksuar dhe e zakonshme sesa është në Pakistan dhe në Afganistan.[34]
Për fat të keq, edhe në Trojet tona, pas viteve 1990, filloi importimi i qëllimshëm dhe me porosi, i kulturës arabe, predikimeve radikale dhe ekstreme islamike, që paraqiten gjoja për ruajtjen e moralit, nderit, familjes, femrës dhe për dënimin e dukurive negative( zhveshjes, ndjekjes së modës perëndimore, etj). E që sot, kemi rreth 100 gra të vrara, e edhe më shumë të tjera që janë viktimë e krimeve të formave të ndryshme të kryera në bazë të nderit. Derisa shohim shpjegime, arsyetime tendencioze, duke u përpjekur t’ia hedhin fajin patriarkalizmit Shqipatar, duke amnestu importimet e kulturës arabe dhe predikimeve radikale dhe ekstremiste islamike. Mirëpo çdo patriarkalist shqiptar, e thekson që vrasja e gruas për çdo arsye tjetër, pos në rast të kapjes në flagrancë në tradhëti bashkëshortore ku sipas Kanunit të Lekës, duhet të vriten në vend të dy( gjegjësisht as në këtë rast s’do duhej arsyetuar vrasjen), sjell turp për të.
Prandaj vrasjet e grave dhe shumë forma të tjera të dhunës dhe krimeve të kryera në bazë të nderit, edhe në Trojet tona, janë rezultat i “talebanizimit” të shoqërisë tonë, nga importimet e kulturës arabe dhe predikimet radikale dhe ekstremiste islamike.
Predikimet radikale dhe ekstremiste, mizogjenike, femicide, diskriminuese, etj, janë tepër të numërta edhe në Trojet tona. Janë të shumta metaforat, frazat, shembëllimet e shembëlltyrat, tregimet ilustrative dhe hadithet, praktika të dijetarëve dhe pushtetarëve islamik dhe referenca kuranore si: seksizmin dhe epërsinë seksuale mashkullore ndaj asaj femërore; seksizmin me “hyri” edhe pas vdekjes; marrëdhënijet seksuale paramartesore të femrave derisa virgjëria e meshkujve nuk gjykohet fare, duke praktiku edhe praktika ekstreme si testin e virgjërisë për femrat; privimi i kundërligjshëm i lirisë; mbyllja në shtëpi, pasi vajza ka arritur moshën e pubertetit; ndasinë dhe diskriminimin gjinor; predominimin dhe dominimin mashkullor; arsyetimin indirekt të abortimit selektiv gjinor( abortimin e vajzave); vrasja e vajzave për çështje nderi; izolimin dhe kufizimin e të drejtave edhe lirive më elementare të femrave; kufizimi në vendim-marrje, në fjalë dhe sjellje; veshjen dhe çështjen e zbukurimit të femrave, mbulimi me nikab-hixhab, veshja e veshjes kombtare arabe Abaja( mbulimi i tërë trupit) dhe mos veshja e takeve; mos përdorimi i parfumeve; mënyrën e sjelljes dhe të të folurit, mos përshëndetja për dore dhe të mos flas me burra të huaj; të mos shikojëmeshkuj; të mos qëndrojë në dhomë të burrave në familje; arsyetimin dhe nxitjen e sanksioneve dhe ekzekutimeve ekstreme për imoralitet në rastet kur bëjnë femrat dhe amnestimin dhe arsyetimin e imoralitetit mashkullor; privimin nga e drejta për të zgjedhur partnerin apo martesa të detyruara a shitja e tyre dhe privimi nga liritë seksuale; martesa me dashuri anatemohet; nënshtrimin dhe bindja ndaj burrit, babës, djalit dhe meshkujve të familjes; varësimi total i gruas ndaj burrit; kufizimi i lirisë së lëvizjes-daljes jashtë shtëpisë pa shoqërues(mahram), a miratim të meshkujve-burrit, e veçmas në rrugë lokale dhe periferike apo në kohë të mbrëmjes; kufizimi i personave kujt i flet a shoqërohet jashtë familjes; kufizimin e karrierës, punësimit dhe shkollimit, duke propagandu që ajo është për kuzhinë, për lindje fëmijësh etj; punët e shtëpisë dhe kujdesi prindëror i ngarkohen vetëm gruas; të drejtën e burrit për t’u martu me disa gra dhe jo edhe gratë që të martohen me disa burra; diskriminimin e femrave në trashëgëmi; diskriminimin e femrave në lidhje me shkurorëzimin; besnikëria bashkëshortore i kërkohet grave, lidhjet e dashurisë dhe marrëdhënijet seksuale jashtëmartesore, derisa nuk kërkohet besnikëria bashkëshortore e meshkujve; diskriminimin e femrave në lidhje me fëmijët, kufizimi i qasjes tek fëmijët e saj; mënyrat dhe mjetet për rrahjen e gruas, arsyetimi i sulmit, rrahjes dhe dhunës në familje( ndaj gruas); përdhunimin e gruas në martesë; në lidhje me caktimin e mbiemrit të gruas pasi martohet; në lidhje me vendosjen për vendbanimin të bashkëshortëve dhe udhëheqjen e ekonomisë së përbashkët familjare i mohohet gruas të bashkëvendosë; arsyetimin i përdhunimit dhe ngacmimeve seksuale nga meshkujt; pedofilinë( lejimin dhe propagandimin e martesave me minorene) dhe incestin( martesën me vajzat e axhës, tezes, hallës etj) dhe arsyetimi e propagandimi i martesës me të afërm; ndalimin e qëndrimit në vende të vetmuara me meshkuj me të cilët e ka të lejuar të martohet sipas Islamit; arsyetimin e instikteve të ulta mashkullore, me arsyetimin se janë provoku nga veshja, fjalët a sjelljet e femrave; kufizimi i qasjes në sende të caktuara, sidomos në mjetet e telekomunikimit, në celularë, a posedimi i rrjeteve sociale, apo kontrollimi i tyre nga meshkujt e familjes; kufizimi në mjete financiare dhe në dokumentet e veta të identifikimit; mbajtja fshehtë e problemeve familjare dhe mos publikimi i tyre tek fqinjët, rrethi a në publik; fyerjet, bërtitjet dhe kërcënimet me rrahje, divorc, lëndim a vrasje; kanosje dhe shtrëngim ndaj femrave të familjes, gjoja për edukim të gruas, si ruajtje të nderit dhe si ndëshkim në rast të shkeljes së nderit; tortura dhe akte skllavërie, si dhe trajtim mizor, çnjerëzor dhe poshtërues ndaj femrave qoftë në familje a në publik; arysetimi i skllaveve të seksit dhe shndërrimi i femrave të popullatës armike si skllave seksi; dënimi ekstrem edhe siç theksonin “më mirë të vdes” sesa vajza muslimane të martohet me të krishter, kurse propagandojnë lejimin e martesës me të kombeve të huaja që janë musliman; dënimi i kulturës europiane( ku bënë pjesë edhe kultura jonë Shqiptare), në lidhje me propozimin për martesë dhe aspektet të celebrimit të martesës, ku gjykojnë përzierjen e gjinive, muzikën dhe aspektet formale të saj; ndalimin e shprehjes së dashurisë dhe puthjes së bashkëshortes në publik a publikimi në video a foto; mbajtja sa më larg nga publiku e gruas dhe familjarëve femra, duke ndalu publikimin e fotografive, videove qoftë edhe në rrjetet sociale; gjykimi i ashpër për ikjen e vajzës pas të dashurit të saj, kur familja nuk e miraton lidhjen e saj; mos miratim i lidhjes a martesës së vajzës, kur ajo përzgjedh partinerin e saj; gjykimi i ashpër ndaj jetës me stil perëndimor; stigmatizimin dhe gjykimin e femrave që ndjekin kulturën Europiane( dhe kulturën tonë Shqiptare), si të përdala; arsyetimi i poligamisë dhe bigamisë; gjykimi dhe nxitje e dhunës edhe kundër LGBT-i; arsyetimi i dënimeve sheriatike barbare, si prerja e hundës, prerja e veshit, prerja e gjuhës, nxjerrja e syrit, verbimi, prerja e flokëve, prerja e dorës, nxjerrja në rrugë pambulesë me flokë të prera, por edhe praktika të tjera që mund të jenë më të rralla të praktikuara, etj.
Prandaj krimet enderit, janë importuar nga vendet arabe, duke u nxitur, arsyetuar nga predikimet fetare.
07. 01. 2022
Skender Jashari, i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
[1] Ky shkrim, është pjesë e shkëputur nga punimi im që do publikohet si studim i veçantë, e që disa referenca i janë hequr qëllimisht, për t’ë ruajtur ekskluzivitetin dhe parandalu keqpërdorimin e mundshëm.
[2] Violence and Abuse in Society, Understanding a Global Crisis · Volume 4, By Angela Browne Miller, 2012, faqe 371; Encyclopedia of Women in Today’s World, Volume 1, Editors Mary Zeiss Stange, Carol K. Oyster, Jane E. Sloan, 2011, faqe 721;Reproductive Rights in a Global Context South Africa, Uganda, Peru, Denmark, United States, Vietnam, Jordan, By Lara M. Knudsen, 2006, faqe 181.
[3] Gender: The Basics, By Hilary M. Lips, 2013, faqe 53; Honor in the Modern World, Interdisciplinary Perspectives
By Anthony Cunningham, Amitai Etzioni, Steven Forde, Shannon E. French, Mark Griffith, Vanessa Hettinger, Sharon Krause, Richard Ned Lebow, Andrea Mansker, Ryan Rhodes, Paul Robinson, Steven Skultety, Joe Thomas, Joe Vandello, Ajume H. Wingo · 2016, faqe 220; Encyclopedia of Women & Islamic Cultures, Volume 2, Editor i përgjithshëm Suad Joseph, 2003, faqe 400; Honor Killings, Liza Idrizkowski, 2017, faqe 51-52.
[4] Country Reports on Human Rights Practices, Report Submitted to the Committee on Foreign Affairs, U.S. House of Representatives and Committee on Foreign Relations, U.S. Senate by the Department of State in Accordance with Sections 116(d) and 502B(b) of the Foreign Assistance Act of 1961, as Amended, Volume 1, 2007, faqe 1679.
[5] Në zhargonin lokal thuhet që:” nderi i burrit që ka kurvnu lahet me një gotë ujë, kurse nderin e femrës që ka kurvnu nuk e lanë as deti”
[6]https://www.bedfordshire.police.uk/information-and-services/Crime/Honour-based-abuse/What-is-honour-based-abuse#d24c104a(qasur më 20.05.2020).
[7]Foucault, Subjectivity, and Identity: Historical Constructions of Subject and Self, By Robert M. Strozier, 2002,faqe 46.
[8]Foucault, Subjectivity, and Identity: Historical Constructions of Subject and Self,By Robert M. Strozier, 2002,faqe 46; The Creation of Patriarchy. Women and History, By Gerda Lerner,1986,Oxford University Press. faqe 8–11.
[9]Primary Sources for Ancient History, By Gary Forsythe, 2018, faqe 44.
[10] Western Civilization: Volume I: To 1715, By Jackson J. Spielvogel, 2016, faqe 10, 187.
[11] Honour Killing in the Second Decade of the 21st Century, By Shahnaz Shoro, 2017, faqe 17.
[12] FACETS OF CONTEMPORARY HISTORY, By M. Thilakavathy, R.K. Maya, 2019, faqe 338.
[13] Religion and Violence, An Encyclopedia of Faith and Conflict from Antiquity to the Present, By Jeffrey Ian Ross, 2015, faqe 336; Honor Killings, Lisa Idzikowski, 2018, faqe 101; Violence Against Women, By Karen Balkin, 2004, faqe 188; https://www.justice.gc.ca/eng/rp-pr/cj-jp/fv-vf/hk-ch/p3.html(qasur më 20.05.2020).
[14]Honour Killing in the Second Decade of the 21st Century, By Shahnaz Shoro, 2017, faqe 17.
[15]https://www.ohchr.org/Documents/Issues/Women/A.HRC.20.16_En.pdf, faqe 4, paragrafi 23.
[16]http://www.bbc.co.uk/ethics/honourcrimes/crimesofhonour_1.shtml(qasur më 20.05.2020).
[17]https://www.bbc.com/news/world-asia-35943732(qasur më 20.05.2020).
[18]Facets of Contemporary History, By M. Thilakavathy, R.K. Maya, 2015, faqe 338; https://www.bbc.com/news/world-asia-27619669 ; https://www.bbc.com/news/world-middle-east-22992365 ; http://www.bbc.co.uk/radio4/womanshour/2006_03_wed_03.shtml ; http://news.bbc.co.uk/2/hi/middle_east/2802305.stm ; http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/4075017.stm(qasur më 20.05.2020).
[19]Facets of Contemporary History, By M. Thilakavathy, R.K. Maya, 2015, faqe 339.
[20]https://www.bbc.com/news/world-asia-35943732 ; https://www.independent.co.uk/news/world/asia/lahore-honour-killing-farzana-parveen-s-family-claim-husband-was-behind-murder-9466025.html ; https://www.france24.com/en/20140529-pakistan-stoning-victim-police-inaction-pregnant-woman-cime-honour-killing ; https://www.bbc.com/news/world-asia-27593504(qasur më 20.05.2020).
[21]https://www.haloproject.org.uk/blog/only-5-of-honour-crimes-reported-to-police-are-referred-to-cps/; Religion, Law and Security in Africa, By African Consortium for Law and Religion Studies. Annual Conference, 2018, faqe 81;
https://www.theguardian.com/society/2017/nov/07/only-5-of-honour-crimes-reported-to-police-are-referred-to-cps(qasur më 20.05.2020).
[22]https://www.sbs.com.au/news/activists-horrified-over-honour-killing ; https://www.bbc.com/news/world-asia-27619669(qasur më 20.05.2020).
[23]https://www.bbc.com/news/world-46292919(qasur më 20.05.2020).
[24]https://www.weforum.org/agenda/2020/11/violence-against-women-femicide-census/; https://www.unodc.org/documents/data-and-analysis/GSH2018/GSH18_Gender-related_killing_of_women_and_girls.pdf, faqe 10; https://www.unwomen.org/en/what-we-do/ending-violence-against-women/facts-and-figures; https://www.bbc.com/news/world-46292919(qasur më 20.05.2020).
[25]https://www.bbc.com/news/world-asia-27619669; https://www.bbc.com/news/world-middle-east-22992365(qasur më 20.05.2020).
[26]https://www.bbc.com/news/world-46292919(qasur më 20.05.2020).
[27]Honour Killing in the Second Decade of the 21st Century, By Shahnaz Shoro, 2017, faqe 18; Beyond Honour
A Historical Materialist Explanation of Honour Related Violence, By Tahira S. Khan, 2006,faqe 9.
[28] Honor Killings, Liza Idzikowski, 2017, faqe 114.
[29]https://www.meforum.org/2646/worldwide-trends-in-honor-killings(qasur më 20.05.2020).
[30]https://assembly.coe.int/nw/xml/XRef/X2H-Xref-ViewHTML.asp?FileID=10068&lang=EN(qasur më 20.05.2020).
[31]https://www.justice.gc.ca/eng/rp-pr/cj-jp/fv-vf/hk-ch/p1.html (qasur më 20.05.2020).
[32] Politics and Culture in the Developing World, The Impact of Globalization, By Richard J. Payne, Jamal R. Nassar, 2006, faqe 184; The Marriage and Family Experience: Intimate Relationships in a Changing Society, By Theodore F. Cohen, Bryan Strong, 2020, faqe 126; https://medcraveonline.com/SIJ/SIJ-02-00067(qasur më 20.05.2020).
[33] Spiritual Genius, The Mastery of Life’s Meaning, By Winifred Gallagher, 2001, faqe 111.
[34]https://www.bbc.com/news/world-asia-india-24170866(qasur më 20.05.2020).