Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali me listën e pagave, zbulohen emrat e katër personave të arrestuar nga policia

Mediat shqiptare kanë zbuluar emrat e katër personave të arrestuar nga policia me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, për skandalin e publikimit të të dhënave të pagave të shqiptarëve.

Ata janë Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Specialistja e IT Eni Qirjako e punësuar pranë AKSHI-t ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj Andi Agaraj i cili më pas e ka shitur atë te përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Punonjësja e AKSHI-t i ka kaluar të dhënat në një USB të cilën ia ka dhënë kolegut të saj, i cili bashkë me një tjetër i ka shitur në këmbim të përfitimeve financiare.

Në një deklaratë për mediat Elisabeta Imeraj bëri me dije se Prokuroria ka evidentuar katër autorë që dyshohet të kenë gisht në skandalin e publikimit të pagave të qytetarëve.
Sipas saj të dhënat janë marrë nga një specialiste IT-je, e cila ia ka shpërndarë kolegut të saj, që i ka shitur te subjektet private.

“Janë kryer veprimet hetimore në mënyrë intensive, është vijuar me sekuestrimin e serverave, kompjuterave, duke arritur të konkludojmë në një dyshim të arsyeshëm të bazuar në prova.

Kemi arritur të zbulojmë dhe evidentojmë 4 autorë, ku dy prej tyre janë punonjës në Drejtorinë e Tatimeve, si punonjës IT-jë.

Specialisti i IT në Drejtorinë e Përgjithshëm i Tatimeve, duke patur aksesin në të dhënat personale, që konsistojnë në pagat e disa muajve, ka hyrë duke marrë këto aksese personale dhe i ka shpërndarë të kolegu i saj, i cili ka arritur që këto të dhëna t’ua shesë subjekteve private”, u shpreh ajo.

Please follow and like us: