Albspirit

Media/News/Publishing

Genc POLLO: Sfida e vërtetë e demokracisë në Shqipëri

Imazhet e dhunës brenda dhe rreth selisë së Partisë Demokratike të shtunën shkaktuan kritika. Megjithatë, konteksti i ngjarjes është më i rëndësishëm për zhvillimet politike në Shqipëri

Disfata elektorale e PD-së në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 ishte e fundit e humbjeve të pandërprera zgjedhore gjatë tetë viteve të kryesimit nga Lulzim Basha. Kjo periudhë u shënua edhe nga vendimet personale të Bashës problematike, të kontestuara dhe me pasoja për të djegur mandatet dhe për bojkotimin e zgjedhjeve vendore në 2019. Pa këto vendime mund të kishim parë një ndryshim të qeverisë më 25 prill. Basha nuk është penduar asnjëherë për vendimet e tij e aq më pak të kërkojë falje për to.

Në vazhdën e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 pati një situatë, plogështie, inercie e madje letargjie mes anëtarëve dhe funksionarëve të partisë njëkohësisht me refuzimin pasiv të lidershipit Basha. Kjo fatmirësisht filloi të ndryshojë vjeshtën e kaluar kur ish-kryetari (dhe ish-presidenti e ish-kryeministri) Berisha nisi një turne me bazën e partisë dhe duke diskutuar hapur situatën brenda partisë dhe në vend.

Përcaktimi i zotit Berisha në maj të vitit 2021 nga Departamenti i Shtetit i ShBA se “i ndalohet hyrja në SHBA” u pa nga shumë (përfshirë Bashën) si i papërshtatshëm, joproporcional, selektiv, i motivuar partiakisht dhe i pajustifikuar ka luajtur një rol në këtë dinamikë. Basha vendosi personalisht, nën presionin diplomatik amerikan, të përjashtonte zotin Berisha nga grupi parlamentar i PD-së, në vend që ta hidhte në votim në këshillin e partisë siç e kërkon statuti. Basha pretendoi se përcaktimi i SHBA ishte i gabuar, por atij i duhej përjashtimi për të ruajtur marrëdhënien e PD me ShBA-në. Kjo nuk e përmirësoi pozicionin e tij si lider partie. Ndërsa zoti Berisha u zotua se nuk do e përfshinte PD-në në problemin e përcaktimit; prandaj këto çështje duhen parë veçan.

Zhvillimi kryesor ishte se, në përputhje me statutin e partisë, një shumicë e madhe e delegatëve të kuvendit të PD-së (5200 nga 7647 gjithsej ose 68%) nënshkruan peticionin për thirrjen e një kongresi të jashtëzakonshëm të partisë. Sipas nenit 43/2 të statutit kongresi mund të thirret me kërkesë të 1/4 të delegatëve të tij ose 1/4 e anëtarësimit të partisë. Basha refuzoi vazhdimisht të merrte në shqyrtim peticionin e delegatëve, i cili u dorëzua zyrtarisht në selinë e partisë dhe u përpoq ta pengonte proceduralisht.

Megjithatë, sipas rregullave statutore, kuvendi i jashtëzakonshëm i partisë u mblodh më 11 dhjetor me rreth 4935 delegatë të pranishëm (ose 65% e tyre) në stadiumin kryesor të Tiranës (përfshirë edhe mua). Kongresi i PD-së vendosi me votim të fshehtë dhe me 4446 vota (ose 99% të votave të hedhura) shkarkimin e Bashës dhe besimin e drejtimit të partisë në një komision të përkohshëm deri në kuvendin e rregullt të partisë më 22 mars 2022.

Largimi i Bashës u hodh në votim të fshehtë të anëtarësimit më 18 dhjetor; Në votim dolën 43 879 anëtarë partie nga të cilët 43 385 ose 98,8% e konfirmuan largimin.

Fatkeqësisht Basha nuk pranoi realitetin dhe vullnetin e partisë së tij. Fillimisht ai tentoi të shpërbënte organizatat e Grave dhe Rinisë së PD-së, të cilat kishin shprehur mbështetjen për thirrjen e kuvendit të partisë. Duke qenë se organizatat e Grave dhe të Rinjve të PD-së janë anëtare të PPE-së, edhe Gratë dhe Studentët e PPE-së protestuan dhe i bënë thirrje Bashës që të zmbrapsej. Një letër e eurodeputetëve të EPP që i sugjerojnë Bashës të njohë kongresin dhe votën e anëtarëve gjithashtu ka qarkulkuar në media.
Basha thirri një mbledhje më 18 dhjetor në një sallë me 1958 vende duke pretenduar se ishte kongresi i partisë (sic!). Ai nuk mund të shpjegonte se si salla mund të strehonte kuorumin minimal të kërkuar (50% plus një) prej 3824 delegatësh.

Mbyllja nga Basha javën e kaluar, në 31 vjetorin e saj, të gazetës së PD-së “Rilindja Demokratike”, e cila ishte gazeta e parë e lirë pas komunizmit, është një tjetër ngjarje e trishtuar.
Ndërkohë po acancojnë hapat për kthimin e selisë së PD dhe përfaqësimit ligjor tek Komisionin e Përkohshëm legjitim. Rezistenca ndaj kësaj, siç po shohim nga një grup shumë i vogël ish-zyrtarësh partiakë rreth Bashës, është jodemokratike, e paligjshme dhe kundërproduktive.
Megjithatë gjykatat janë shumë të ndikuara nga qeveria socialiste edhe për shkak të procesit të vetingut në vazhdim. Partia në pushtet ka çdo interes të mbajë grupin e dobët Basha si opozitë zyrtare. Kjo shpjegon edhe pse policia ndërhyri dhe e shpëtoi Bashës duke e lejuar atë të mbante selinë e partisë

Çështja kyçe për zhvillimin demokratik në Shqipëri është një opozitë solide dhe konstruktive, duke ushtruar kontroll kundrejt një qeverie në mandatin e tretë me të gjitha sindromat e mundëshme të autoritarizmit e korrupsionit.
Basha pa mbështetje në bazën e PD-së dhe vlerat gati zero në sondazhet e oponionit nuk mund ta bëjë këtë. Mbështetja joparimore e votimit për masat problematike të qeverisë në javët e fundit, nismat e diskutueshme të përbashkëta me qeverinë për ndryshimin e Kushtetutës dhe aludimet për interesa të errëta tregtare e kanë delegjitimuar më tej Bashën.
Komisioni i Përkohshëm i PD-së përballet me një sfidë madhore për të rindërtuar një opozitë të besueshme; ajo duhet të shihet nga publiku si një alternativë e qëndrueshme pushteti. Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit në Shqipërisë post komuniste, kemi një peizazh politik dypartiak rreth partisë Demokratike dhe Socialiste të cilat këmbehen në qeveri dhe opozitë. Një forcë e tretë në ato përmasa nuk duket në horizont.
Ndërsa imazhet e zymta të së shtunës tërhoqën vëmendjen kombëtare dhe pjesërisht atë evropiane, lufta e vërtetë në vend ka të bëjë me frenimin e një regjimi kleptokratik i cili centralizuar pushtetin ( si dhe ekonominë e median) dhe ka ngritur një rrjet lobimi ndërkombëtar të lyer mirë

Please follow and like us: