Albspirit

Media/News/Publishing

10 këshilla nga David Ogilvy, si të shkruajmë në Marketing

 

Përgatiti: Vjollca Kinkaj Muçaj

David Ogilvy, i njohur si “babi i Marketingut”, më 7 shtator 1982, iu kishte nisur të gjithë punonjësve të agjencisë memon e mëposhtme, me titullin: “Si të shkruajmë”.

Aktualiteti dhe puna e përditshme më bën të besoj që edhe sot,mbeten këshilla shumë të vlefshme për secilin nga ne.

Ogilvy këshillon:

Sa më mirë të shkruani, aq më lartë do të ngjiteni në Ogilvy & Mather. Njerëzit që mendojnë mirë, shkruajnë mirë.

Njerëzit konfuzë shkruajnë shkrime konfuze, letra konfuze dhe fjalime konfuze.

Shkrimi i mirë nuk është një dhuratë e natyrshme. Duhet të mësoni të shkruani mirë. Këtu janë 10 këshilla:

  1. Lexoni librin e Roman-Raphaelson për shkrimin. Lexojeni tri herë.
  2. Shkruani në të njëjtën mënyrën si flisni. Natyrshëm.
  3. Përdorni fjalë të shkurtra, fjali të shkurtra dhe paragrafë të shkurtër.
  4. Asnjëherë mos përdorni fjalë zhargon si rikonceptimi, riklasifikimi, qëndrimi gjykues. Ato janë shenjat dalluese të një gomari pretencioz.
  5. Asnjëherë mos shkruani më shumë se dy faqe për çdo temë.
  6. Kontrolloni citatet tuaja.
  7. Asnjëherë mos dërgoni asnjë letër ose memorandum në ditën që e shkruani. Lexojeni me zë të lartë mëngjesin e ardhshëm – dhe pastaj redaktojeni atë.
  8. Nëse është diçka e rëndësishme, merrni një koleg për ta përmirësuar atë.
  9. Para se të dërgoni letrën ose memon tuaj, sigurohuni që është e qartë se çfarë doni të merrni nga marrësi.
  10. Nëse doni VEPRIM, mos shkruani. Shkoni dhe tregojini personit çfarë doni.

 

 

 

 

Please follow and like us: