Albspirit

Media/News/Publishing

70 vjet nën mbretërimin e Mbretëreshës Elizabeth

Buckingham Palace ka zbuluar aktivitetet që do të mbahen për të nderuar 70 vjetorin e mbretërimit të monarkes Elizabeth.

Ajo e mban këtë titull që prej vitit 1952.

2022 është një vit i rëndësishëm, sepse Mbretëresha Elizabeth bëhet monarkja më jetëgjatë britanike.

Përgjatë gjithë vitit do të ketë një seri aktivitetesh, por ditët zyrtare të festës do të jenë nga 2-5 qershor.

Një nga aktivitetet më të rëndësishme është një konkurs për të shpikur një puding të ri për të festuar mbretërimin e monarkes.

Çdokush mbi 8 vjeç mund të marrë pjesë dhe receta fituese do t’i jepet publikut.

Gjithashtu do të zhvillohet Platinum Party në pallatin mbretëror, ku do të bashkohen artistët më të famshëm – për të festuar.

Pjesë e traditës është ndezja e fenerëve të më shumë se 1,500 qyteteve dhe fshatrave brenda dhe jashtë territorit të Britanisë.

Një prej aktiviteteve që do të zhvillohet quhet “Lumi i Shpresës”, ku do të vendosen flamuj që fëmijët kanë pikturuar, me tematikën e shpresës.

Nuk dihet nëse mbretëresha do ta ketë të mundur të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet për shkak të gjendjes së saj të rënduar shëndetësore.

Please follow and like us: