Gent Sejko: “Kali” ka ngordhur, na duhet një i ri
‘Stop flogging a dead horse,’ është një shprehje në anglisht që në shqip përkthehet, ‘Ndalo fshikullimin e një kali të ngordhur’. Shprehja nënkupton që, në momentin që kali ka ngordhur, është e kotë të vazhdosh ta godasësh me shpresën se do eci përpara. Partia Demokratike është sot kali i ngordhur i politikës shqiptare dhe ka në mesin tonë njerëz që vazhdojnë t’i bien, me besimin e plotë që; kamzhiku do ta ngrejë në këmbë dhe do ta bëjë që të eci përpara.
Partia Demokratike e udhëhequr nga Sali Berisha, i cili gëzon mbështetjen e rreth 80% të elektoratit blu do humbiste gjithashtu pothuajse çdo bashki. Përjashtim do bënin vetëm disa bashki ku diferenca midis së majtës dhe të djathtës është aq e madhe sa që të mos influencohet nga përçarja e kampit të djathtë. Ndërsa idea se si do dilnin zgjedhjet parlamentare nuk ja vlen as të mendohet. Kush është zgjidhja? Më keni pyetur shpesh. Na duhet një kalë i ri!
Që një lëvizje e tillë të ketë sukses në fillim duhet të ngjalli besim. Nëse në ditët në vijim një grup intelektualësh, integriteti i të cilëve nuk është vënë kurrë në diskutim, do mblidheshin bashkë për të formuar një lëvizje të tillë, shumica e shqiptarëve duke më përshirë edhe mua do ta mbështeste me gjithë shpirt. Për këtë jam i sigurt. O ju që keni 30 vjet që bëni opozitë me shpresën se gjërat do bëhen më mirë! Ky është momenti për t’u ngritur e për t’i dal zot vendit. Nëse nuk e bëni këtë, do shkruani edhe për 30 vjet të tjera për të njëjtët hajdutë, për të njëjtët vrasës e për të njëjtat mizori.
Shënim. Ju lutem mos më shkruani për të më kujtuar kundërshtinë time të mëparshme për partitë e reja, të formuara gjashtë muaj para zgjedhjeve nga ish ministra e ish drejtorë të korruptuar. E mbaj mend shumë mirë!