Ilir Levonja: Nga sot edhe për Lulin, fajin e ka Saliu!
Emri i Sali Berishës është sa nocion i pluralizmit a demokracisë në vend, por edhe mallkim. Eshtë sa shpresë për përmbysje të mëdha, por edhe aq mallkim. Eshtë sa frymëzim për një integrim total në Europë, por edhe aq ndihmues për ta rikthyer Shqipërinë në blloqet e Lindjes. Eshtë sa mbarë kombëtar, kam parasysh këtu shqiptarinë, por edhe stimulues për ta ndarë Shqipërinë, jo nga aleancat e tipit Antanta a blloku yripalësh, por nga fakti se ata janë krejt të pa aftë të bashkëpunojnë. Emri i Sali Berishës është sa model triumfi, por edhe gogol për të ta dhjerë një arsyetim në mes. Sapo ti përpiqesh të shpjegosh diçka, një ide, tjetri të hidhet e thotë ama për Saliun e ke ti. Megjithëse të karrahur shpatullat kur e ke kritikuar Saliun. Emri i Sali Berishës është gogol edhe në Amerikë, sepse ai që është i majtë në Shqipëri është një kryekomunist shqiptar edhe në Amerikë. Pavarsisht se ka liri me shumicë, punë, shtëpi, me një fjalë jetë një milion herë më të mirë se në komunizmin e tij, voton këtu një krye plak si Biden, por të mbyt duke të të thënë se Berisha është një plak i rrjedhur. Sali Berisha është sa burrë shteti por edhe kriminel i madh. Nuk të lë kush pa të kujtuar vrasjet e 21 janarit 2011. Pavarsisht se Enver Hoxha vrau mbi 5 mijë njerëz, pavarsisht se burgosi dhe internoi afro 20 mijë shqiptarë…, nuk kujtohen për këtë, ulin sytë përdhe. Por të mbysin me pështyma për vrasjet e Saliut. Pra kjo kulturë e mbrapsht është kthyer sot një mallkim klasik për vendin. Pas vargut kilometrik të çdo karrike thyeri nga komunizmi, Nanos, Gjinushit, Ramës, Brahos, Milos, Beqirit, Daulles, Derrit, Dajës etj. Pas vargut kilometrik të çdo karike thyeri që e nisën me Berishën, që mender ta çanin bythën për Berishën, ku kampion është Spartak Ngjela, tani është dhe ky kllufi Lul Basha. Tani do të dëgjojmë edhe Lulin përditë, se fajin e ka Saliu. Kllufi thirri policinë dhe kujton se Edi Rama vetëm se e ka ndihmuar. I ka dhënë kaq material sa mund ta mbajë gjithë këtë legjislaturë si një peshk të varur në grep. Ia ka palosur dosjet dhe kjo është arsyeja që del e tall menderen në publik me katandisjen e opozitës. Vini re tani sa hapni televizorin, del Luli dhe ankohet për Saliun. Prite kur të thotë ndonjë ditë që edhe covidin e solli Saliu. Tani si i bëhet halli, a ka ndonjë mundësi që të gjykojmë ndryshe. Sigurisht që ka, por puna është se ata që kanë në dorë televizorin, nuk e duan këtë ndryshim. Nuk vjen kurrë në pushtet po nuk the që fajin e ka Saliu.
Please follow and like us: