Albspirit

Media/News/Publishing

Nga gazetaria në krye të PE, kush ishte Davide Sassoli?

Në moshën 65-vjeçare, vdiq presidenti i Parlamentit Europian, Davide Sassoli.  Zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo tha se  “Sassoli ka vdekur më 11 janar në një spital në komunën Aviano të Italisë”.  Më 10 janar, Parlamenti i BE-së ka konfirmuar se politikani italian i qendrës së majtë, është shtrirë në nj spital në Itali prej 26 dhjetorit. Përmes një deklarate, është thënë se “shtrimi në spital ka qenë e domosdoshme për shkak të komplikimeve serioze të nxitura nga mosfunksionimi i sistemit imunitar”. Ai ishte anëtar i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve të qendrës së majtë, grupimi i dytë më i madh në parlament. Ai ka qenë anëtar i Parlamentit të BE-së prej vitit 2009. Mandati i tij zgjati dy vite e gjysmë, për shkak të problemeve shëndetësore.  Në shenjë solidariteti në mes të një pandemie, ai vuri në dispozicion zyrat e braktisura të PE-së në Strasburg dhe Bruksel në dispozicion të organizatave që përgatitnin ushqime për familjet në nevojë dhe dha dritën jeshile për ngritjen e qendrave të testimit për koronavirusin. Edhe arriti të mposhte leuceminë, shëndeti i tij ishte thembra e Akilit. Davide u shtrua sërish në spital më 26 dhjetor, “për shkak të një komplikacioni serioz për shkak të një mosfunksionimi të sistemit të tij imunitar”, sipas zëdhënësit të tij.

Karriera e si gazetar

I lindur më 30 maj 1956 në Toskana, David Sassoli studioi për gazetari. Imazhi i Davide Sassolit nuk do të ishte i panjohur edhe për shqiptarët, që ndiqnin lajmet e Rai-t, televizioni shtetëror italian. Ai ishte folësi kryesor i edicionit të lajmeve qendrore te Raiuno. Karriera e David Sassoli filloi në Asca dhe ishte gjatë viteve të tij si bashkëpunëtor për agjencinë katolike të shtypit ku  ai “shënoi golin e tij të parë kombëtar”. Siç kujton ISPI në faqen e saj institucionale, në vitin 1985 ai mori pjesë në Paris në ‘takimin midis liderit të atëhershëm i Autonomia Operaia Oreste Scalzone, i cili ishte strehuar në Francë falë “doktrinës Mitterrand”, dhe ministrit të atëhershëm të Punës Gianni De Michelis, për të folur për një amnisti të mundshme.

Një çështje politike shpërthen deri në atë pikë sa provokon ndërhyrjen e Presidentit të atëhershëm të Republikës Sandro Pertini. Një scoop që e solli Sassoli në një gazetë kombëtare, Il Giorno, ku punoi deri në vitin 1982, vitin i kalimit të tij në Rai. Një gazetar profesionist që nga viti 1986, te Rai mbërrin fillimisht në Tg3 ku merret me lajme dhe mbi të gjitha politikë, më pas kalon në Rai 2 dhe në fund në Rai 1, ku drejton edicionin e lajmeve të orës 20.00. Ishte zv. drejtor i Tg1 nga 2006 deri në 2009.

Karriera politike

Ai vendosi të bëhej pjesë e politikës në vitin 2009, kur ish-kryetari i bashkisë së Romës, Walter Veltroni, organizoi bashkimin e dy partive të qendrës së majtë, një plan i mbështetur nga David Sassoli dhe lindi Partia Demokratike (PD). Kandidat në zgjedhjet europiane, ai zgjodh me 400 mijë vota, sukses që e largoi përgjithmonë nga ekrani i vogël dhe shënoi fillimin e karrierës së tij politike në Parlamentin Europian. Ai mundi tre kandidatë të tjerë për këtë rol dhe në një fjalim pas fitores së tij ai bëri thirrje që BE-ja t’i kthehet shpirtit të etërve të saj themelues që këmbyen luftën dhe nacionalizmin për paqen dhe barazinë.

Please follow and like us: