Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata Speciale e Kosovës është plan i Rusisë dhe Serbisë, por u ndihmua edhe nga zyrtarë të lartë të politikës në Kosovë dhe në Shqipëri

Florim Rullani
Pas hyrjes së NATO-s në qershor 1999 UÇK dhe Qeveria e përkohshme së bashku me popullatën që kthehej masovikisht filluan sanimet e dëmeve. Në të njëjtën kohë LDK filloi të rigrupohej shumë shpejt dhe menjëherë formuan komisionin për evidentimin e masakrave që kinse i paska bërë UÇK -ja. Kryetar i komisionit u zgjodh Eqrem Kryeziu. Bashkëpunimi i tyre me gjykatat ndërkombëtare kundër luftëtarëve të lirisë, pothuajse nuk u ndal asnjëherë. Pas përpjekjeve shumëvjeçare të tyre, në bashkëpunim edhe me Gjykatat e UNMIK-ut dhe me logjistikën e pushtetit serb erdhi deri te formimi i Gjykatës Speciale.
“Historia me Dik Martin në Rusi është e vjetër. Fillon me Karla Del Ponten që në vitin 1999, pra sapo kishte mbaruar lufta në Kosovë. Një delegacion shkoi dhe takoi Del Ponten dhe ajo e la natën e Krishtlindjeve dhe u morr me një raport të jashtëzakonshëm që kishte përgatitur Duma Ruse për krimet e UÇK-së në Kosovë. Rusia ishte iniciatorë e këtij problemi, pra e materialeve të raportit të Dik Martit”. Ish ambasadori i Serbisë në Zvicër Milan St Protiq në “Televizionin Serb Happy” konfirmon se raporti i Dick Martin është i hartuar me dokumentat e Prokurorisë së Serbisë që ata i konsiderojn si Prova. Protiq konfirmon se pjesa më e madhe e provave materiale të raportit të Dick Martin janë mbledhur nga prokuroria e Serbisë, pastaj ai ia ka sugjeruar dhe ofruar materialin z. Dick Martin, duke hartuar raportin në bazë të materialeve të prokurorisë së Serbisë. Sipas Protiqi, ish-ambasadori i Serbisë në Zvicër ka konfirmuar se Dick Martin nuk ka pasë kurrfarë prove bindëse dhe serioze. Ideator i Gjykatës Speciale është Rusia dhe Serbia, ndërsa Dick Martin vetëm një instrument zbatus i planit të Rusisë dhe Serbisë të cilë ranë në grackë fatkeqsisht edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2011 u votua në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës një raport nga Dick Marty i cili pohonte se luftëtarët e Kosovës kishin kryer krime, deri në rrëmbimin e serbëve për t’u trafikuar organet. Rezoluta në fjalë u votua me 169 pro, 8 kundër dhe 14 abstenime. Ajo që bie në sy është se votat e 3 deputetëve shqiptarë, anëtarë të kësaj asambleje kanë qenë të ndara. Damian Gjiknuri që përfaqësonte opozitën socialiste, ka votuar kundër, së bashku me Shpëtim Idrizin. Por votën pro këtij raporti që vendoste një njollë të madhe mbi luftën e Kosovës, e ka dhënë Ilir Rusmali, asokohe Deputet i Partisë Demokratike. Votat kryesore kundër këtij raporti, i kanë pasur kryesisht deputetë të Turqisë por edhe disa vende të tjera perëndimore. Ishte pikërisht miratimi i këtij raporti të zvicerianit Dick Marty ai që detyroi ngritjen e gjykatës speciale në Kosovë, e cila sot ka çuar në Hagë zyrtarët më të lartë të vendit, duke shkaktuar kriza të një pashnjëshme politike. Me të drejtë duhet të na tregojë edhe ish Presidenti, ish Kryeministri, ish lideri i Partisë Demokratike duhet të na tregojë: “Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës, kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi”? Dhe ish Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë duhet të japë spjegime pse ka votua Pro Raportit të Dick Martin që njollosë Ushtrin Çlirimtare të Kosovës, Kosovën, Shqipërin dhe kombin shqiptar në përgjithsi. Me 14 dhjetorë 2010, gazeta britanike ‘The Guardian’ publikon raportin e Dick Martin të miratuar në Këshillin Europës. Gazeta, duke cituar raportin thoshte se Hashim Thaçi që ishte drejtusi i delgacionit të Kosovës në Rambuje 1999, shpalli Pavarësin e Kosovës me 17 shkurt 2008, themelus i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish Kryeministër dhe ish Presidentin e Republikës së Kosovës konsiderohet si bosi i drogës dhe trafikimit të organëve. Sipas asaj që raportohet në gazetën britanike, Hashim Thaçi qëndron në krye të një rrjeti mafioz shqiptar, përgjegjës për kontrabandën e armëve, drogës dhe trafikut të organeve në të gjithë Europën Lindore. Sipas “The Guardian”, serbët janë vrarë dhe më pas u janë hequr veshkat në klinikën e njohur si ‘Medicus’ në Kosovë. Ndërkohë për këtë çështje akuzohet në mënyrë të drejtpërdrejtë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Gjithçka filloi në dhjetor 2010 me raportin e përgatitur për Këshillin e Evropës, për “trajtimet çnjerëzore dhe trafikimin me organe” në Kosovë, të quajtur raporti i Dick Martyt. Mbas miratimit të raportit, EULEX krijoi një Forcë Speciale për hetimet (SIFT). Kosova nënshkroi më pas me BE-në një marrëveshje ku zotohej për zbatimin e shtetit ligjor. Marrëveshja u kthye në ligj pas miratimit nga Parlamenti i Kosovës në gusht 2015. Votuan për themelimit të Gjykatës Speciale ishin nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kundër themelimit të Gjykatës Speciale votuan Lëvizja Vetvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Sociale Demokrate. Në Kosovë quhet Gjykatë Speciale dhe në përgjithësi kështu e quan gjithë shtypi shqiptar. Por në tekstet gjermane përdoret termi Gjykata e Posaçme e OKB-së. Në dokumentet apo materialet e Gjykatës Speciale Kosova paraqitet si “Kosova Metohi”.
 Por Kosova zyrtare nuk mund dhe nuk duhet ta lejojë këtë skandal të papranushëm nga Gjykata Speciale e Kosovës, e cila është gjykatë e Kosovës, por me dokumeta dhe me materiale që vepron e punon nuk e njeh Kosovën. Gjykata Speciale e Kosovës edhe zyrtarisht heq dorë për “Trafikim Organesh” të cilat kishte pretenduar raporti i Dick Martin, themeli i formimit të Gjykatës Speciale. Këshilli i Europës duhet me i kërku falje Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë dhe Kombit Shqiptar në përgjithsi. Diplomacia koordinuse e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të punohet për ta ndërtuar një kërkesë për kërkim falje të Këshillit të Europës, duhet ta ndërtojnë padinë e përbashkët për Senatorin Dick Martin për dëmtimin e imazhit të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, dhe popullit shqiptar në përgjithsi. Kosova duhet të kërkojë nga gazeta britanike “The Guardian” me i kërku falje Kosovës, nëse nuk e bën ka dy alternativa përpara për të riparuar imazhin që iu dëmtua ndërkombëtarisht nga kjo gazetë. Alternativa parë, është Kosova me padit gazetën për dëmtim të imazhit para publikut të huaj me shpifje të raportit të Dick Martin që tash e ka hedhë posht zyrtarisht edhe Gjykata Speciale. Alternativa e dytë, është vendimi i Gjykates Speciale që me vendimin e saj ka hequr dorë edhe zyrtarisht për akuzat e pretenduar të raportit të Dick Martin me vendos në gazetat prestigjioze ndërkombëtare me iu tregu publikut të huaj se Gjykata Speciale është formuar me gënjeshtrat apo shpifjet e Dick Martin. Politika e Jashtme e Shqipërisë dhe Kosovës duhet t’i kenë në axhendat e tyre rregullimin e prestigjit të Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në arenën ndërkombëtare. Gjykata Speciale e Kosovës është e vërtetë që është plan i Rusisë dhe Serbisë, por u ndihmua edhe nga zyrtarë të lartë të politikës shqiptare si në Kosovë ashtu edhe nga politikanë me peshë të shtetit shqiptar.
Please follow and like us: