Vdekja e miut kamboxhian vë në kolaps konspiracionistët
Magawa, miu i famshëm i minave, i cili u nderua me një medalje ari për heroizmin e tij, ka vdekur në moshën 8-vjeçare.
Në një karrierë pesëvjeçare, brejtësi nuhati mbi 100 mina tokësore dhe eksplozivë të tjerë në Kamboxhia.
Magawa ishte miu më i suksesshëm i trajnuar nga shoqata bamirëse belge Apopo për të paralajmëruar punonjësit njerëzorë për minat, në mënyrë që ato të hiqen në mënyrë të sigurt, raporton BBC.
Ai tha se Magawa ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe “kaloi pjesën më të madhe të javës së kaluar duke luajtur me entuziazmin e tij të zakonshëm“. Por nga fundjava “ai filloi të ngadalësohej, duke dremitur më shumë dhe duke treguar më pak interes për ushqimin në ditët e tij të fundit”.
I rritur në Tanzani, Magawa iu nënshtrua një viti trajnimi përpara se të transferohej në Kamboxhia për të filluar karrierën e tij të nuhatjes së bombave. Mendohet se ka deri në gjashtë milionë mina tokësore në vendin e Azisë Juglindore. Vdekja e miut ka vënë në kolaps konspiracionistët shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë zhvilluar një konferencë online dhe kanë bërë autokritikë të thellë pasi asnjë prej tyre nuk e parashikoi këtë gjë.