Përdhunoi atleten e mitur, arrestohet pas 12 vjetësh traineri i lundrimit
Kishin kaluar 12 vjet nga ajo kohë, por ajo nuk e harroi kurrë atë që i bëri kur ishte e mitur.
Një trajner grek i sportit të lundrimit ka dalë në gjyq në Athinë i akuzuar për përdhunimin e një vajze 11-vjeçare, një rast që doli në dritë kur një ish-atlete fituese e medaljes së artë foli për abuzim seksual.
Triantafyllos Apostolou, 39 vjeç, u paraqit në gjykatë të mërkurën, pothuajse 12 vjet pasi ndodhi përdhunimi i dyshuar. Viktima dhe familja e saj ishin gjithashtu në gjykatë, së bashku me ish-kampionen olimpike të lundrimit Sofia Bekatorou.
Vendimi i Bekatorou për të theksuar abuzimin seksual nisi në një fushatë ne platformen dixhitale MeToo.
Duke përdorur hashtagun #metisofia – nga ana e Sofies – atletët dolën publikisht me përvojat e tyre në dhjetor 2020, duke thyer një tabu mbi dhunën seksuale. Ishte qëndrimi i Bekatorou që e shtyu të renë të ndërmarrë veprime ligjore kundër ish-trajnerit të saj. Ajo u fotografua duke ecur drejt godinës së gjykatës dorë për dore me anëtarët e familjes së viktimës.
Triantafyllos Apostolou zbuloi identitetin e përdhunuesit në një intervistë për mediat greke në janar 2021 pak para se të arrestohej. Ai i tha ëebsite Protothema se vajza kishte qenë më e madhe se 11 vjeç dhe se ai kishte qenë i prirur të martohej me të derisa të dilte rasti. Që atëherë ai mbahet në paraburgim.
E reja, tani 21 vjeçe, tha për TV grek në prag të gjyqit se ishte përdhunuar dhe dhunuar seksualisht dhe verbalisht që në moshën 9-vjeçare. “M’u deshën 10 vite për të kuptuar se një fëmijë nuk mund të ketë faj”, tha ajo për TV ANT1.
Ajo shpresonte se vendimi i saj për të dalë përpara do t’u jepte të tjerëve të njëjtin guxim që ajo vetë kishte fituar nga lëvizja fillestare e Sofia Bekatorou. “Ne duhet të thyejmë heshtjen, të ndëshkojmë abuzuesit dhe t’i japim fund çdo stigmë për viktimat e abuzimit seksual.
Bekatorou foli gjatë një video-konference në internet, duke detajuar se si ajo i ishte nënshtruar “ngacmimit dhe abuzimit seksual” në dhomën e hotelit të një drejtuesi të paidentifikuar të Federatës Helenike të Lundrimit (HSF) në 1998, citon BBC.
“Unë u përpoqa ta largoja për t’i treguar se nuk kishte pëlqim,” tha ajo, “por çfarëdo që thashë ai nuk e ndaloi.” Bekatorou shpjegoi se si kishte qëndruar e heshtur për të vazhduar lundrimin dhe se që atëherë kishte vite të tëra terapie.
Ajo është një sportiste e famshme në Greqi, Bekatorou fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Athinës 2004 dhe u bë e para femër mbajtëse e flamurit që drejtoi ekipin olimpik grek në Lojërat 2016 në Rio de Zhaneiro.