Altin Sh. Kajtazi: ZANI YT

Zani yt holloi retë deri sa m’lagen
shëndetshëm barit dhe mua
kjo freski n’gjoks m’dridh e s’ndalet
si flakë e kuqe pikëlon prej qiellit
pastër zbret, tretet n’dritën e vet!
Zani yt shpon bjeshkët anë përtej
i la t’gjallët t’flasin pa frymë
kush s’u k’thy për dashni
s’ka për t’puth as qiellin
që vëzhgon e s’preket!
Zani yt shkund gjethet, kodrën ma t’naltë
pastroi dhimbjen
trupin ka më prek dheun
shpirti qiejt si një flutur
n’maje të një shpate!
14.01.2022
Please follow and like us: