Avdush Canaj: ME ZEMRËN E VET MË MBULONTE

Kur më mashtronte gjumi
nga lodhja ndonjë ditë,
im atë mezi ngrihej shtratit:
Do të ftohesh,o dritë!
Për mua Zotit atje, lart,
kush e di sa lutje i dërgonte.
Në vend të batanijes
me zemrën e vet më mbulonte!
Please follow and like us: