Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: TË MARDHURAT VARRE

Një grusht i gjeta varret.
Kuvendonin njëzëri atë vjeshtë teksa shirat gjëmonin së largu.
Të mardhur i gjeta.
I pashë tek dridheshin prag dimrit, ku një akacie mundohej e fletëza supeve u hidhte asaj dite të hirtë që humbte mes barit.
M’u shfaq dhe gjyshja përdore me një hënëz që kthehej të flinte me të.
S’më pa, e mira ime.
Të tjerat nënoke, fytyrëqeshura puthnin me sy hapat e mi që iknin me vjeshtën.
Ç’mëhallë e bukur!
Aty.
Aty mbi ata varre mbledhur një grusht, qante vegjëlia ime…
Please follow and like us: