Ismail Kadare: Kush e solli Doruntinën?
Kush e solli Doruntinën është një roman nga Ismail Kadare në fund të viteve ’70 dhe i botuar për herë të parë në vitin 1980 në përmbledhjen me titull “Gjakftohtësia“. Romani bazohet mbi baladën e Konstantinit dhe Doruntinës.
Legjenda
Sipas legjendës, Konstandini e bind nënën që ta martojë motrën e tij Doruntinën me një njeri prej një vendi të largët, i cili po i kërkonte dorën. Konstandini i jep besën nënës se nëse atë e merrte malli për të bijën atëherë ai vetë do të shkonte e do t’ia sillte. Nëna pranon dhe e marton Doruntinën me burrin nga vendi i largët. Por ndërkohë vdesin të gjithë vëllezërit, përfshirë dhe Konstantinin dhe nëna mbetet e vetme. Atë e merr malli për Doruntinën dhe mërzitet shumë. Shkon te varri i Konstantinit dhe e mallkon të birin që kishte shkelur besën. Në mesnatë Konstantini ngritet nga varri, shkon e merr motrën dhe ia sjell nënës te dera. Për vete kthehet në varr ndërsa Doruntina troket në derë pa e ditur se i vëllai kishte vdekur. Kur hapet dera, nëna e pyet atë se kush e solli, e ajo i thotë Konstantini. Nëna i tregon se Konstantini bashkë me vëllezërit e tjerë kishin vdekur shumë kohë më parë.
Romani i Kadaresë
Fillon atë natë kur Doruntina kthehet në shtëpi. Personazhi kryesor, kapiten Stresi përpiqet të zbulojë kush e ka sjellë në të vërtetë Doruntinën në shtëpi, sepse nuk i besohet që Konstadini është ngritur prej varri për ta mbajtur besën. Pas kesaj Stresi, shoku i Doruntinës vendos që të zbulojë nëse e ka sjellë vëllai i saj sepse nuk kishte mundësi ta sillte ai. Stresi punon bashkë me ndihmësin e tij për të zbardhur çështjen nëse kjo ishte e vërtetë. Doruntina bashkë me mamanë e saj po dergjeshin në krevat ky donte të zgjidhte çështjen sepse mendonte se e ka sjelle një mashtrues. Pas shumë kërkimesh Stresi e kupton se Kostandini është çuar nga varri për ta përmbushur besën e tij që i kishte dhënë nënës. Stresi del para të gjithëve në kishë dhe ju kërkon falje që ka mëkatuar duke shpifur se ka qenë një mashtrues ai që e ka sjellë Doruntinën dhe qe ai nuk do të bënte më kerkime. Që nga ajo dite e më vonë Stresi nuk u gjet kurrë më dhe askush s’kishte informacion për të.