Albspirit

Media/News/Publishing

Gjergi Mihallari vjen para lexuesve me librin e ri poetik


Dritëhije mëngjesi
poezi
Shtëpia e librit Ombra GVG

_ _ _
Mihallari beson te “dashuria hyjnore”, ndaj dhe e evokon sërish atë, me bindjen se edhe sot ajo egziston mes nesh, me të njëjtin shkëlqim në të Bukurën dhe të Mirën e kësaj bote…
F. Ceci
_ _ _
Gjergji Mihallari, ka lindur në vitin 1964, në Korçë. Ka mbaruar studimet në Fakultetin Ekonomik të U.T. në vitin 1987. Punon dhe jeton në Korçë.
_ _ _
Ti eja,
eja këtë natë,
fshehtas syve të nënës,
syve të botës
të luajmë marrëzinë e çmendurisë…
Ti eja,
eja këtë natë
të rizgjojmë ëndrrat
e vyshkura,
të rihapim portat
e ndryshkura…
Ti eja,
eja këtë natë,
vuajtjes së bukur
ti japim fund
e yllit të mëngjesit
që pas malit humb…
Ti eja,
eja këtë natë…

Please follow and like us: