Albspirit

Media/News/Publishing

Vulin dëshmon se Serbia nuk është shkëputur nga e kaluara e saj kriminale

Emin AZEMI

Mohimi i masakrës së Reçakut ku u vranë brutalisht 45 shqiptarë civilë po ndodh një ditë para mbajtjes së referendimit në Serbi, ndërsa diplomatët e huaj po i bëjnë presion Qeverisë së Kosovës që ta lejojë organizimin e këtij referdndumi në territorin e Kosovës. Ky presion, në mënyrë të tërthortë do të thotë relativizim i përgjegjësisë së Serbisë për krimdet e kryera në Kosovë…

 

Në programin e sotëm të mëngjesit të TV Happy , ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, sërish ka deklaruar se Masakra e Reçakut është “një gënjeshtër e tmerrshme dhe e madhe që duhet zbuluar”.

“Reçaku është një gënjeshtër që shërbeu si justifikim për të vrarë mbi njëqind fëmijë tanë. Ajo gënjeshtër duhet të zbardhet”, tha Vulin.

Mohimin e masakrës ku u vranë brutalisht 45 shqiptarë civilë, ministri serb po e bën pikërisht në ditën kur ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se mohimi dhe glorifikimi i krimeve e kthen prapa rajonin.

Ambasadori Jeffrey Hovenier tha se “pranimi i të vërtetës së të kaluarës është vetëm hapi i parë kah drejtësia”.

“Askush të mos harrojë ose mohojë se çka ndodhi këtu ose përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë u ngritën në mbrojtje të popullit të Kosovës”, tha Hovenier.

Ai shtoi se dëshiron të jetë i qartë për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj të vërtetës.

Hovenier citoi ish-Presidentin e SHBA-së, Bill Klinton që në atë kohë kishtë thënë: „Ishte një akt vrasës i qëllimshëm dhe pa dallim që synonte të mbillte frikë te populli i Kosovës”.

Mohimi i masakrës së Reçakut ku u vranë brutalisht 45 shqiptarë civilë po ndodh një ditë para mbajtjes së referendimit në Serbi, ndërsa diplomatët e huaj po i bëjnë presion Qeverisë së Kosovës që ta lejojë organizimin e këtij referdndumi në territorin e Kosovës. Ky presion, në mënyrë të tërthortë do të thotë relativizim i përgjegjësisë së Serbisë për krimdet e kryera në  Kosovë… Prandaj edhe qëndrimet dysdandardëshe të diplomacisë ndërkombëtare ndaj Kosovës nuk janë gjë tjetër pos tentim për të rikthyer gjendjen para vitit 1999, atëherë kur Kosova po bënte përpjekje titanike që, me ndihmën e botës demokratike të prirë nga Amerika dhe NATO, të çlirohej përfundimisht nga dominimi serb dhe të shpallë mvetësinë e saj si shtet.

Referedndumi serb është zgjatim i politikave hegjemoniste të Beogradit ndaj Kosovës dhe kjo duhet të thuhet zëshëm pikërisht sot kur Reçaku vazhdon të jetë një pikë referimi se cilat ishin dhe mbeten aspiratat serbe ndaj Kosovës.

Aleksandar Vulin, ministri aktual i Vuçiqit të ‘Balkanit të Hapur’ është shembëlltyra më tragjike e këtyre aspiratave!

Aleksandar Vulin është shprehja më adekuate e mos shkëputjes së politikës aktuale serbe nga e kaluara e saj kriminale…

Please follow and like us: