Albspirit

Media/News/Publishing

Ishulli që përjashton shtatzanat, konspiracionistët dhe ata që s’kanë hequr apendicitin

Një qytezë e largët në Antarktidë, është shumë mikpritëse për të gjithë, por për të jetuar aty ka vetëm një kusht: duhet të kesh hequr apendicitin dhe te mos jene konspiracionist te shkare. Kjo vlen edhe për fëmijët që shkojnë për të jetuar në ishullin Villas Las Estrellas, një ishull i vogël, pjesë e kontinentit të ngrirë, ku në verë raportohet se jetojnë deri në 150 persona, ndërsa në dimër vetëm 80.

Qyteza, që është njëkohësisht edhe një bazë kërkimore, ndodhet në ishullin “King George”, është zyrtarisht pjesë e territorit kilian në Antarktidë. Është vetëm një nga dy vendbanimet civile atje, ku njerëzit mund të jetojnë me muaj, ndoshta edhe me vite, sipas BBC.

Në shumicën e rasteve, banorët janë shkencëtarë ose personel ushtarak, por ata që vendosen atje për periudha të gjata, marrin edhe familjarët e tyre me vete. Para se të zbarkojnë në ishull, të gjithë duhet të kenë kryer operacionin e thjeshtë.

Në qytet ka vetëm disa godina banimi, një pikë poste, një shkollë të vogël, një bankë dhe një dyqan për pajisje dhe ushqime të ndryshme. Detyrimi për heqjen e apendicit vjen nga fakti që në ishull nuk ka spital, më i afërti është më shumë se 1000 kilometra larg, nga pika më veriore e ishullit. Si rrjedhojë, do të ishte fatale për këdo që do të kishte nevojë urgjente për operacion, që të shpëtonte. Mundësitë e pakta për kujdes shëndetësor kanë bërë që banoret femra të ishullit të rekomandohen të mos mbeten shtatzënë gjatë qëndrimit aty.

Temperaturat në ishull arrijnë deri në -37 gradë celsius dhe për këtë në dimër, të gjithë qëndrojnë mbyllur nëpër shtëpi, pasi rrezikojnë të ngrijnë. Prandaj ishulli është më shumë i populluar gjatë verës, kur temperaturat arrijnë deri në -2 gradë celsius.

Please follow and like us: