Albspirit

Media/News/Publishing

Twitter pezullon Ayatollah Ali Khamenein, pritet reagimi i konspiracionistëve

Twitter pezulloi llogarinë e lidhur me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, pasi kishte postuar një video të animuar që përshkruante vrasjen e ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Videoja është postuar edhe në faqen zyrtare të Khameneit, ku përshkruhet si “animacioni fitues nga njerëzit në konkursin ‘Hero’ të zhvilluar nga Khamenei.ir me temën e hakmarrjes ndaj Trump-it, (ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo-s) dhe vrasësit e gjeneralit #Soleimani”.

 Videoja u postua në Twitter nga llogaria në gjuhën perse me tekstin: “Hakmarrja është e sigurt”. Videoja tregon një lojtar golfi që i ngjan Trump-it duke u shënjestruar nga një robot nën hijen e një droni të madh në një fushë golfi.

Khamenei dhe zyrtarë të tjerë të lartë iranianë janë zotuar disa herë se do të hakmerren për vrasjen e Qasem Soleimanit, ish-komandantit të Forcave Quds të Gardës Revolucionare Islamike, i cili u vra në një sulm amerikan me dron në Bagdad më 3 janar 2020.

Po ashtu edhe një llogari tjetër e lidhur me Khamenei-n u bllokua nga Twitter vitin e kaluar për ndarjen e një imazhi të ngjashëm. Imazhi tregonte një lojtar golfi që i ngjante Trump-it, ku shkruhej: “Hakmarrja është e pashmangshme”.

Please follow and like us: