Ambasadorja Yuri Kim përkujton Martin Luther King
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale duke nderuar figurën e Martin Luther King por duke dhene edhe një mesazh për politikën shqiptare.
Kim shprehet se Martin Luther King nderohet në të gjithë botën jo vetëm për drejtësi dhe barazi, por edhe për refuzimin e dhunës politike. Ajo thotë se duhet të vazhdojë të në frymëzojë trashëgimia e tij.
“Dr. Martin Luther King, Jr. nderohet në SHBA dhe në mbarë botën, jo vetëm për luftën për drejtësi dhe barazi për të gjithë, por edhe për refuzimin e dhunës politike. Le të vazhdojë të na frymëzojë trashëgimia e tij”, shkruan Yuri Kim.
Ky mesazh vjen pas përplasjeve të brendshme në PD që u përshkallëzuan në dhunë gjatë protestës së 8 Janarit.