Albspirit

Media/News/Publishing

Franca kujton 400-vjetorin e mjeshtrit të madh të satirës

Franca ka nisur vitin e ngjarjeve për të shënuar 400-vjetorin e Molierit, mjeshtrit më të shquar dhe më popullor  të skenës dhe satires në vend. I pagëzuar më 15 janar 1622 dhe ndoshta i lindur një ose dy ditë më parë, Moliere, emri i vërtetë Jean-Baptiste Poqueli,  mbetet po aq i rëndësishëm në kulturën franceze sa Shekspiri në botën anglishtfolëse. Kur francezët i referohen gjuhës së tyre amtare, ajo është “gjuha e Molierit”. Shumë nga komeditë do të vihen në skenë në vende që shënuan jetën e tij si aktor, drejtor kompanie dhe dramaturg, por mbi të gjitha në Comedie-Francaise, krijuar nga Mbreti Luigji XIV në 1680, shtatë vjet pas vdekjes së Molierit. Vetëm pjesët e tij do të shfaqen në monumentin e Molierit në Paris deri në korrik, duke filluar me versionin origjinal të censuruar të “Tartufit”, i cili do të shfaqet drejtpërdrejt edhe në kinema. Shfaqja satirizonr hipokrizitë morale të shoqërisë së lartë. “Invalidi imagjinar”, “Kopraci” dhe “Zotëria borgjez” do të vihen në skenë në teatrot më jetëgjatë në botë. Një pullë zyrtare e Molierit do të prezantohet para emetimit. Ndërsa në maj do të zbulohet një statujë nga Xavier Veilhan në kryeqytetin francez. Opera e Parisit do të festojë përvjetorin me “Molieri në muzikë”. Pavarësisht mitit, Molieri nuk vdiq në skenë, por menjëherë pas një shfaqjeje në shtëpinë e tij në “Rue de Richelieu” më 17 shkurt 1673./ornews

Please follow and like us: