HESHTJE E SHKATRRIM PAFUND: KUSH E SHEMBI MONUMENTIN KU U KUNORZUE GJERGJI I MADH?
KISHA E VAUT T’ DEJËS 1361
Pergatiti Fritz RADOVANI:
Kjo ishte Kisha Monumentale e vitit 1361, në Vaun e Dejës, pranë Shkodres, ku ishte kunorzue Heroi Kombtar i Popullit heroik Shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe Donika…
Ndoshta edhe sot vazhdon me u dridhë toka e Shqipnisë së 1967, kur “anadollakët” e shekullit të XX, u kujtuen se në ata Troje të lavdishme dhe të lame me gjak, duheshin shembë të gjitha Ato Kisha Monumentale shekullore të Shqipnisë Martire!
Mbasi u fundosën në liqenin e hidrocentralit të Vaut të Dejës, mbi 32 Kisha Monumentale, “duhej hjedhë në erë edhe Kisha e Vaut të Dejës…”, dhe per këte veper terroriste u gjet monstra e anadollakut në PPSh e Shkodres nga Ramiz Alia, Fadil Ymeri.
“Askush” në “pseudo-Akademinë Shkencave” të Tiranës, as sot “nuk e di se kush urdhëroi me i shembur Kishat Monumentale në Shqipërinë socialiste të turkoshakut terrorist Ever Hoxha!”
Europa vazhdon me “heshtë”! Shqiptarët heshtin… Heshtja e turpi e kanë mbulue atë vend! “Rilindja” u ka sigurue pa triska “buk’ e marre”, sa po do, madje, dhe me eksportue. Me kusht: “Vetem të shfarosni e shkatrroni Shqipninë e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut dhe Nanë Terezes !” A doni edhe dokumenta?
Edhe dokumentat ja ku i keni:
JA TESTAMENTI I ANADOLLAKUT TIRAN EVER HOXHA:
Tiranë, më 27 SHKURT 1967:
Shenim F.Radovani: Falnderoj botuesin e letres së plotë të diktatorit:http://www.panorama.com.al/zbardhet-letra-sekrete-e-enver-hoxhes-kleriket-me-perjashtim-te-katolikeve-jane-injorante-dine-lutje-permendesh-si-hoxhallaret-por-do-i-rrafshojme-nga-faqja-e-dheut/Melbourne, 16 Janar 2022.