Ismail Kadare: Skënderbeu
Vasiliev Nini: Skënderbeu
Si ditë e plotë ai shtjellej
Me re dhe erë përmbi atdhe.
Një emër Gjergj e kish si diellin
Tjetrin si hënën, Skënderbe.
Dy brirë dhie kish mbi krye
Emblemë e vjetër e çuditshme
Sikur ta dinte që mes brirëve
Dy perandorë do të godiste.
Njëzet e katër luftëra bëri
Njëzet e katër vdekje theu
Çka mangut linte ditën Gjergji
Plotësonte natën Skënderbeu.
Pas vdekjes eshtrat iu ndanë
Në mijëra varre ato u shtrinë
Gjithçka të shumtë ai e pati
Të vetme kish veç Shqipërinë.
Please follow and like us: