Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta gazetari dhe poeti i njohur shqiptar

Dje është ndarë nga jeta gazetari dhe poeti i njohur shqiptar Demir Gjergji. Lajmin e ka bërë me dije djali i tij përmes një postimi në rrjetet sociale. “Shokë dhe miq të babait tim, DEMIR GJERGJI, me dhimbje të madhe ju njoftoj se babai ndërroi jetë”, shkruan ai. Gjergji ka qenë drejtues i emisioneve të suksesshme në Radio Tirana, si “Fjala si fillim, Fjala si flijim” dhe “Vatër shqiptare”. Ai është nderuar me shumë çmime vlerësuese për krijimtarinë në poezi e prozë dhe me Medaljen “Naim Frashëri” të Klasit të Dytë (1988) për kontributin e tij në gazetari.

 

Sadik Bejko: Lamtumirë poet Demir Gjergji!
Iku aq papritur. Kishte aq shumë energji, rrezatonte forcë, pozitivitet, shkruante, botonte, recitonte, nxitonte…
thua vrapi i tij nuk do ndalte kurrë,
sikur nuk donte t’ia dinte, as “Ta marr vesh se ç’është vdekja”,
siç thotë te kjo poezi e tij:
ERËMIM I ERRËT
(ODE PËR DASHURINË)
Luleshqerrë mbirë në erë,
Endesh udhëve të mia…
Shprishur shpirti ndajnatëherë,
Hirehumbur Gjithësia!
Luleshqerrë, erëmim i errët,
Rrënon eshtra, ngre kështjella,
Shfaqesh, tretesh përmbi jetët,
Vetmon plagëve të thella!
Luleshqerrë, dëborë e diell,
Mbromë nga ëndrrat, nga vetvetja,
Hapmë qiell, thellomë shpellë,
Ta marr vesh se ç’është vdekja.
Please follow and like us: