Albspirit

Media/News/Publishing

PERKUJTOHET 319-VJETORI I KUVENDIT TE ARBNIT

Në këtë veprimtari përkujtimore ishin të pranishem autoritete të pushtetit vendor, deputetë, historianë, studius, përfaqësues të Dioqezës së Lezhës dhe besimtarë. Kuvendi i Arbnit, u tha aty, është një nga ngjarjet më të rendësishme te qëndresës, historisë, gjuhës e kulturës shqiptare. Ishte Papa shqiptar Klementi i 11-te që në Janar të vitit 1703, bashkë me klerikë të tjerë katolikë të trojeve shqiptare, në këtë objekt kulti të fshatit Merçi, në afërsi të Lezhës, mblodhi Kuvendin e Arbnit, i cili pas Kuvendit të Lezhës më 2 Mars 1444 mbetet Kuvendi Kombëtar më i rëndësishëm që u mbajt deri në fillim të shekullit 18-të. Kryebashkiaku Pjerin Ndreu theksoi se Bashkia Lezhë do të mbështes projekte e do organizojë veprimtari që evidentojnë vlera kombëtare e përkujtojnë ngjarje të rëndësishme historike siç është Kuvendi i Arbnit. Pas ndërtimit të rrugës shumë shpejt pritet të fillojë puna për restaurimin e qelës dhe Kishës së Kuvendit të Arbnit.

Please follow and like us: