Albspirit

Media/News/Publishing

Dashamir Shehu: Prania turke në Shqipëri është e tepruar!

Unë kam vite që e them hapur, e kam thënë dhe para disa viteve në parlament, se gjykoj që prania turke në politikën, ekonominë dhe shoqërinë shqiptare është e tepruar. Dua t’i kujtoj shqiptarëve disa detaje, për ta bërë situatën më konkrete, për të treguar se Shqipëria jonë e vogël e ka dhënë të gjithë kontributin e nevojshëm në këtë lloj raporti.
Raporti është aq disproportional sa ne çdo vit kemi një bilanc tregtar me Turqinë, i cili minimalisht shkon rreth 50 milionë në favor të Turqisë. Imagjinoni në 30 vite? Ne blejmë 70 milionë në Turqi dhe shesim 20 milionë, ku 50 milionë të parave të shqiptarëve i shkojnë Turqisë.
E dyta, shumë sektorë strategjikë në Shqipëri janë të dominuar nga turqit. Telekom, Banka Tregtare e cila është 40% e tregut, industritë minerare, industria energjitike, spitalet, sistemin arsimor e shumë sektorë të tjerë të biznesit në Shqipëri. Më duket se kemi paguar goxha para për Turqinë, prandaj duhet të reflektojmë më ndershmërisht për këtë realitet ekonomik – shkëputur nga emisioni i ditës së sotme për rubrikën “Java politike” në bashkëpunim me platformën PO Për Shqipërinë.
Please follow and like us: