Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Seci: KUR E BËNË SKËNDERBEUN KOMUNIST…

…Në vitin 1968 ishte 500-vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu dhe makina propagandistike e diktaturës ishte vajis mirë për me e shfrytëzue këtë moment historik në dobi të vet… Ishte viti 1968, një vit ma parë më 1967, komunistët shqiptarë në Shqipni kishin ba të pabamén, kishin shemb kisha e xhamia, kishin mbushun burgjet me klerikë dhe me kushtetutë kishin shpall Republikën Popullore të Shqipërisë si shtet ateist… I vetmi në tanë botën!
Nisën me buçit skenat, zien festivalet dhe ekspozitat e improvizueme…
Propagandohej në tanë Republikën Popullore të Shqipnisë, që ma vonë e banë RPSSH, se ia shtuan edhe Socialiste…
Në këtë dalldi festimesh propagandistike nuk mund të mbetej mbrapa as Teatri “Migjeni” i Shkodrës, teater i mirënjoftun në mbarë Shqipninë. Organizata bazë e Partisë për Teatrin porosit menjëherë shkrimtarët që të shkruanin një dramë me temë historike ku në qendër të saj të kishte figurën e Skënderbeut…
U paraqiten disa variante, nga disa autorë dhe në fund komisioni përzgjedhës i teatrit vendosi me bashkue tre drama dhe me vu në skenë një drame të tre autoreve, Bik Pepa, Fadil Kraja dhe Frederik Reshpja…
Drama ishte një zbërthim tekstual i fjalimeve të shokut Enver për “rolin reaksionar të klerit”, klerit në përgjithësi dhe atij katolik në veçanti meqë në këtë rast bahej fjalë për kohën e Skënderbeut dhe dihej që Skënderbeu nuk kishte qenë krejt i qartë ideologjikisht sa t’ua tregonte vendin “klerikëve reaksionarë” që kishte pasë rreth vetes në atë kohë! Pikërisht këtë paqartësi ideologjike të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut kishin marrë përsipër me e ndreq tre autorët… Sepse për fat të keq të tij, Skënderbeu, jo vetëm që kish jetue disa shekuj pa lind Marksi, por në kohe te tij as Sen Simoni, Furieja e Oweni s’kishin lè hala! Ndreqja e kufizimeve botëkuptimore të Gjergj Kastriotit ishte lajtmotivi i dramës, në dramë Skënderbeu paraqitej koherent!
Sa bashkëkohore ishte paraqite figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në atë drame, mjafton me përmend këtu dy skena:
-Ne skene nënvizohet ideja qe Kruja legjendare gjendej e rrethueme nga ushtria e sulltanit – nji paralele kjo me rrethimin e eger imperialisto-revizionist – dhe gjate ketij rrethimi te eger osman te keshtjelles se Krujes, Skenderbeu hyn ne nje kishe dhe tanë deklamacion thote:
-“Pse nuk e zbrazni kete kishe me e ba magazine me fute armatimin, me fute ushqimet se jetojme kohe te veshtira dhe nuk kemi nge per bestytnira! Te zbrazen kishat e te bahen magazina!”
Ndersa skena tjeter:
-“Dikund ne sfond ndihen tue ra kumbonet e kishave dhe Gjergj Kastrioti – Skenderbeu po me ate tonin deklamues, u thote ndihmesve:
-“Te shkrihen ato kumbone kishash dhe te bahen shpata e heshta, se jemi ne rrethim te eger e na duhen sa ma shume armë!”
…Aktoreve ju ndahen rolet, u banë prova dhe nje dite ne teater vjen nji i deleguem nga Ministria e Kultures per me shqyrtue vepren… Ne salle kishte te ftuem artiste amatore nga klasa punetore, si ishte atebote praktika dhe ne mesin e atyne artistave amatore, gjjndej edhe Mark Bregu… Mbasi salla njihet me dramen u drejtohen te pranishmeve me dhane mendim …
Mark Bregu ngrihet dhe u thote:
-“Shoke kam mendimin se asht teprue pak ne skenat kur Skenderbeu kerkon me zbraze kishat e me i ba magazina dhe tjetren kur kerkon me shkri kumonat e kishave me i ba shpata!”
…Marku fliste ne emen te klases punetor, ishte punetor ne hidrocentralin e Vaut te Dejes, punetor i madh – punetor pararoje – si asht thane atehere dhe komisioni gjenden pak ngusht…
-“Ju more shoke te teatrit perveç tjerash keni ngaterrue edhe Epokat historike!” – u thote Marku, – “Na keni çue nji epoke mbraoa! Në kohe te Skenderbeut ka kenë Epoka e Hekurit…jo Epoka e Bronzit! Shpatat jane ba prej hekuri e jo prej bronzi keshtu qe nuk kanë pse me u shkri kumonat e kishave te bamè prej bronzit!?”
…Diskutohet sa diskutohet dhe ne fund salla e ndamè pergjysë, pa mujtë me marrë vendim, kthehen nga i deleguemi prej Tirane qe kish heshtë deri atehere…I deleguemi u thotë :
-“Ju more shoke shkrimtare keni arritur nje gje te paparë deri më sot! Ju e keni bërë Gjergj Kastriotin – Skenderbeun komunist!”

 

(P.S. Në gusht 2016, kur po vizitoja Muzeun Historik te Heroit tone Kombetar ne Kruje, pashe pikturen e mesiperme që ma kujtoi ndodhinë me dramen e Skenderbeut, qe ma kishin diftue në Shkoder.)

Please follow and like us: